Forcat serbe të Millosheviqit 16 vjet më parë i nxorën nga shtëpitë e tyre më shumë se 1 milion qytetarë të Kosovës dhe i deportuan më drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Disa nga këta shqiptarë u vendosën nëpër kampe të të dyja shteteve, ndërsa disa u shpërndanë nëpër të gjitha shtetet e botës.
Gjatë kësaj periudhë, u vranë më shumë se 11 mijë civilë, prej tyre shumica gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa rreth 4 mijë u zhdukën.
Në pranverën e vitit 1999, forcat serbe ia vunë zjarrin rreth 190 mijë shtëpive.