0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përveç Kosovës, Serbia po e dominon edhe tregun e Shqipërisë

Më të lexuarat

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, flet për problemet e tregtimit të produkteve shqiptare, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë me vendet e tjera të rajonit.
Sipas tij, Serbia po dominon me produktet e saj në tregjet shqiptare, dhe kjo nuk duhet lejuar në përmasa të pakontrollueshme nga qeveritë e dy vendeve, pavarësisht nismave rajonale për bashkëpunim tregtar, apo marrëveshjes CEFTA.

Sipas Jakës në këtë aspekt veprojnë klane të caktuara që janë afër qeverive.

Ai gjithashtu komenton edhe skemat më të fundit të ndërmarra nga Qeveria Rama për mbledhjen e debive të energjisë elektrike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Njëkohësisht bën publike edhe një ndër nismat më të fundit në rajon për privatizimin e 2 mijë ndërmarrjeve serbe në Bujanovc, ku janë ftuar edhe sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë.

“Unë shoh që në qarkullimin tregtar apo në promovimin apo futjen e produkteve me origjinë shqiptare dhe kosovare ka gjithmonë një ngërç ku pa dyshim del që ka klane të ndryshme apo interesa të ndryshme, dhe normalisht që prishet dhe sistemi dhe ajo që ne e trajtojmë në ekonomi si rendimenti i produktit; mund të përmendim qumështin; mund të përmendim miellin; çimenton; materialet e ndërtimit; mund të përmendim patatet, pra janë të gjitha këto produkte që kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të qeverive që kanë qeverisur në kohë dhe në momente të caktuara”, thekson Jaka, në një bisedë për Kosovapress.

Por, thotë se edhe Serbia mund të ndikojë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, pasi Kosovën dhe Shqipërinë, Serbia e sheh si një treg të përbashkët.

“Është më se normale. Shprehja e kryeministrit serb Vuçiq pas kthimit nga konferenca e Berlinit ishte jashtëzakonisht e qartë; duke e parë Shqipërinë dhe Kosovën si një treg për produktet serbe. Kjo është shprehja më e zgjuar që do të thotë një kryeministër i cili do të dominojë, tregun dhe konsumatorin e një vendi kufi me produktet e veta që normalisht sot e bën më së miri”, shton Jaka.

Jaka me tutje ka shtuar se dy vendet duhet të kenë proteksion mbi produktet që futen nga rajoni, por që qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, duhet të mendojnë për të mbështetur dhe për të mbrojtur me ligj brenda të gjitha konventave, pa i cenuar ato dhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë, në mënyrë që të jetë një vlerë të shtuar për konsumatorin dhe sipërmarrjen shqiptare dhe kosovare./express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit