Është vënë në jetë një projekt tjetër i rëndësishëm për transportin e Stambollit.
Dje u bë përurimi i urës së parë i linjës së metros në Turqi.
Përurimin e urës mbi Bririn e Artë që lidhë rrjetin e linjave të metros të qytetit e bëri Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Kryeministri Erdoan këtë urë e cilësoi si një hap historik të Turqisë.
Duke theksuar se me linjat e reja të hapura në Stamboll gjatësia e rrjetit të metros doli në 141 km, Kryeministri Erdoan njoftoi se projekti do të vazhdoj me ndërtimin edhe të 110 km të tjera të këtij rrjeti.
I ulur në karrigen e makinistit Kryeministri Erdoan bëri edhe udhëtimin e parë në këtë linjë që do të lidhë lagjet Jenikapi me Haxhiosman në Stamboll./trt/kohaislame