0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PERU – TË PAKTËN 14 TË VDEKUR NGA RRËZIMI I NJË HELIKOPTERI NË ANDE

Më të lexuarat

Të paktën 14 pasagjerë, përfshi 11 shtetas të huaj, humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri privat në Ande, njoftoi drejtori i policisë peruane, Raul Salazar.

Skuadrat e shpëtimit gjetën trupat e viktimave brenda mjetit fluturues, që u rrëzua në një zonë shkëmbore pranë malit Mamarosa në 4 900 metra lartësi.

“Trupat e pajetë u dërguan në një bazë mjekësore, ku ndodheshin ekspertët mjeko-ligjorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale peruane”, deklaroi kreu i policisë për kanalin televiziv, “Canal N”.

“Të paktën 13 të vdekur u gjendën brenda avionit, mirëpo ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre”, theksoi gjenerali Salazar./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit