0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përtype hidhërimin dhe fito lumturinë

Më të lexuarat

Gjashtëdhjetë vjet martesë asnjëri nuk kishte fshehur asgjë prej tjetrit. Ishin të lumtur, duheshin pa masë, ndihmoheshin me njëri – tjetrin; mes tyre nuk kishte fshehtësi. Por gruaja (e plakur tani më) ruante një sëndukë, e ndërkohë, e kishte paralajmëruar burrin që të mos e hap dhe të mos pyet se çfarë ka në të.

Burri kishte respektuar dëshirën e saj dhe nuk ishte munduar aspak të di se çfarë fshihet aty, përderisa një ditë iu sëmur gruaja dhe doktori i tha se ditët i ka të numëruara. Burri i mërzitur filloi të mendojë se si do të mbes vejan dhe nisi të shikojë gjërat e saj për t’i pasur kujtim.

Sytë i shkuan tek sënduku, e mori dhe shkoi te krevati i gruas ku ajo qëndronte e shtrirë, e cila kur e pa sëndukun me sy të përlotur i tha burrit të saj që shumë shpejt do të ndaheshin:

“Tani mund ta hapësh!”

Burri e hapi sëndukun  dhe në të gjeti dy kukulla prej liri, gjilpërë për qepje dhe 25.000 dollarë, pastaj e pyeti:

“Pse i ke ruajtur këto gjëra në sëndukë?”

Ajo u përgjigj:

“Kur u martova gjyshja ime më tha se fshehtësia e një martese të lumtur është largimi nga grindjet dhe mosmarrëveshjet… dhe më këshilloi që kur të hidhërohem me ty të marr gjilpërën dhe perin dhe të qep një kukull.”

Burri gati sa nuk shpërtheu në lot dhe duke pëshpëritur tha:

“Vetëm dy kukulla?! D.m.th. për 60 vjet martesë vetëm dy herë është hidhëruar në mua?! Edhe pse ishte i mërzitur për shkak se gruan e kishte të shtrirë në shtrat ndjehej i lumtur se ajo nuk ishte hidhëruar më shumë se dy herë…”

“Mirë, e mësuam fshehtësinë e kukullave, por si është puna e 25 mijë dollarëve?”

Duke i fshehur lotët e saja, që të mos e mërzis edhe më shumë burrin, i tha:

“Kjo është shuma që e kam fituar duke shitur kukulla!”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s thotë: “Kush e ndal zemërimin, ndërsa është në gjendje ta shpreh atë, Allahu i madhërishëm gjoksin e tij do ta mbush me kënaqësi.”

Lusim Allahun që ta na jep durimin që ta mundim zemërimin kur të ndodhemi në një situatë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit