8.2 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Përtej Islamizmit

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Përtej Islamizmit

Islamizmi – apo “islami politik”- nuk ka vdekur.  Ato që kanë shpallur rënien e saj, apo kanë trumpetuar ardhjen e një epoke “post-islamike”, gabohen ashtu sikurse tregojnë ngjarjet në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.  Islamizmi as nuk është gati  të zhduket apo edhe të shndërrohet rrënjësisht. Teza ime – qëndrimi im ideologjik, dhe shpresa ime – është qe ne duhet të shkojmë përtej Islamit politik, dhe të zhvillojmë një kritikë të islamizmit në të gjitha format e saj.
Përpara se të shpjegoj se pse po mbaj këtë qëndrim, janë tre çështje që duhet të kemi në mëndje. I tillë është konfuzioni sot, kaq tendencioz dhe shpesh kaq groteske janë argumentat, saqë detyra jonë e parë është që të qartësojmë.
Së pari: Vëllazëria Myslimane në Egjipt dhe në Tunizi gëzojnë legjitimitetin popullor dhe elektoral në vendet e tyre përkatëse: të gjithë demokratët duhet të respektojnë verdiktin e kutive të votimit. Dikush mund të mos pajtohet me vendimet dhe pozicionet e islamistëve në pushtet, por asgjë nuk mund të justifikojë një grusht shteti, ashtu sin ë Egjipt, që do të thotë se demostruesit jo  të dhunshëm  që po i bëjnë thirrje ushtrisë që të tërhiqet kanë të drejtë që të refuzojnë manipulimin nga gjeneralët. Pyetja vendimtare nuk është nëse a është demokracia e mundshme me islamikët në pushtet- duke supozuar se janë respektuar normat demokratike- por nëse a mund të ekzistojë edhe një ngjasim i demokracisë nën një formacion ushtarak që nuk i ka respektuar qoftë edhe një herë këto norma në 60 vjet. Në Tunizi, destabilizimi i brendshëm, qoftë edhe me anë të manovrave të dhunshme të islamikëve të bindjes ekstreme literaliste, apo nga homologët e tyre laikë fondamentalistë, nuk duhet të lejohet që të minojë legjitimitetin e institucioneve të vendit. E pajustifikueshmja nuk mund të justifikohet në emër të dallimeve ideologjike me përfaqësuesit e zgjedhur nga populli.
E dyta: problemi i terminologjisë. Konfuzioni është i shfrenuar; askush nuk e di saktësisht se si apo çfarë do të thotë “Islamizmi”. Termi,i cili është bërë tashmë fuqimisht pezhorativ, mund të aplikohet në lëvizje që variojnë nga Al Kaeda (në mbarë botën, dhe më së fundi në veri të Malit) deri tek legalistët e Nahda dhe Vëllazërisë Myslimane për të mos harruar partitë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi dhe Marok (me rezerva të caktuara) dhe deri në përfshirjen e regjimit Iranian. Është e vështirë të besohet se përshtjellimi ka qenë i mbrojtur dhe terminologjia ka qenë e shfrytëzuar thjesht nga rastësia. Ndërkohë mbretëritë e naftës së Gjirit, aleate të pasura të Perëndimit, autoritetet e së cilave pohojnë se demokracia është jo-islame, regjime që zbatojnë Sheriatin në formën e saj më ligjore dhe shtypëse dhe që ndalojnë gratë nga pjesmarrja shoqërore dhe politike, nuk mund të përshkruhen kurrë si “Islamike” edhe pse politikat dhe praktikat e tyre formojnë thelbin e islamit politik.
Për më tepër, partitë dhe organizatat e ndryshme islamike duhen të përshkruhen me saktësi: disa janë jo të dhunshme, reformiste apo legaliste; të tjerat janë literaliste dhe dogmatike, ndërsa të tjerat janë të dhunshme dhe ekstremiste. Pa një kuptim të tillë, asnjë analizë serioze shkencore dhe politike nuk mund të jetë e mundshme. Ndërsa fokusi i këtij artikulli është mbi lëvizjet reformiste dhe legaliste, e ajo do të prekë të gjitha prirjet Islamike (bazuar në supozimin se ithtarët e islamit politik kërkojnë pushtetin shtetëror).
 
Së fundi, duhet të jetë krejtësisht e qartë se kritika ime mbi Islamizmin nuk është në asnjë mënyrë një  mbështetje e pozicioneve dhe programeve politike të kundërshtarëve të tyre. Për më shumë se 60 vite, të vëtëquajtura  forcat “liberale”, “progresiste”, “laike” apo edhe majtiste (ku çdo term kishte kuptim pozitiv) nuk kanë qënë në gjendje që të vendsnin alternative serioze për nxjerrjen e vendeve të tyre nga krizat. Opozita ndaj “ Islamikëve prapanikë” nuk është e mjaftueshme për të siguruar besueshmëri ideologjike apo praktike. Në të vërtetë, disa nga fraksionet “liberale” në të kaluarën kanë provuar të jenë miqësorë ndaj diktatorëve, dhe gëzuan kontakte të ngushta me Perëndimin, teksa mbi të gjitha ishin të paaftë për të kuptuar qytetarët e tyre; ku shpesh ata i kanë kapërcyer  divizionet e tyre si dhe mungesën e ndikimit politik duke pretenduar thjesht se janë të bashkuar kundra “islamikëve”. Këto fraksione kishin mungesën e mbështetjes së masave, një fakt që udhëheqësit etyre ishin tejet të vetëdijshëm. Kështu që kritika jonë ndaj të kaluarve nuk mund të shikohet si një pranueshmëri e pikëpamjeve të fundit. Jo, qëllimi ynë është që të përshkruajmë krizën e thellë të ndërgjegjies politike në shoqëritë me shumicë myslimane, që përfshin të gjitha horizontet ideologjike.
Ka ardhur koha që të shkojmë përtej Islamizmit. Teksa, në fillimin e shekullit të XX, manifestimet e para të islamizmit dhe formave të organizura që u rrënjosën në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi shumica e formësuan një objektiv të trefishtë: të çlironin shoqëritë e tyre nga kolonializmi, të riktheheshin në Islam në mënyrë që ti rezistonin Perëndimizimit kulturor, si dhe të parashtronin tezat dhe parimet e ngjashmeme ato të teologjisë çlirimtare të Amerikës Latine, që ishte drejtësia sociale me prioritet ndaj të varfërve dhe të shtypurve. Ata ishin fetarisht konservatorë, si dhe shoqërisht dhe ekonomikisht afër  popujve të tyre dhe besuan si diçka e natyrshme që shteti-komb ishte mjeti më i mirë për të çliruar vendet e tyre nga zgjedha shumë përmasore e kolonializmit. Edhe nëse dikush ishte apo jo dakord me këto lëvizje, të paktën ishte e mundur të kuptoje orientimin e tyre ideologjik dhe politik.
Bota ka ndryshuar dhe çdo gjë sygjeron që organizatat Islamike, të tilla si Vëllazëria Myslimane dhe grupet e tjera legaliste dhe reformiste, nuk kanë mbetur në ritmin e zhvillimeve historike botërore, me zhvendosjet në marrëdhënier ndërkombëtare dhe mbi të gjitha me paradigmën e re të globalizimit. Përveç kësaj, pushteti shtetëror, i cili në fillim u kuptua si mjet për reformat sociale, politike, ekonomike dhe kulturore, doli si qëllim në vetvete, duke penguar kështu të dyja si qëllimet ashtu edhe veprimet në një numër të konsiderueshëm të lëvizjeve Islamike. Këto faktorë, me kalimin e kohës, janë kombinuar për të krijuar një shkëputje mes pretendimeve të shumë përsëritura të lëvizjeve Islamike, të cilët e kanë ruajtur mbështetjen thelbësore popullore, dhe paaftësinë e tyre për t’ju përgjigjur sfidave të epokës sonë. Duke u bërë lëvizje nacionaliste islamike, mania e tyre për pushtetin i ka çuar përfundimisht në neglizhimin e çështjeve themelore ekonomike, shqetësimet kryesore ekonomike dhe madje kanë dështuar për të adresuar çështjet kryesore të lirisë, shtetësisë, dhe autonomisë individuale. Të shtyrë në opozitë, dhe të angazhuar plotësisht (dhe të burgosur nga) dëshira për të legjitimuar pjesmarrjen etyre në proçesin demokratik si e besueshme, e hapur dhe e varur në sytë e Perëndimit, islamikët janë bërë një forcë reaksionare, që në emër të pragmatizmit, me një kompromis pas tjetrit, i kanë ruajtur referencat e tyre fetare ndërsa  nga ana tjetër i kanë anulluar potencialet e tyre për çlirim shoqëror, ekonomik dhe kulturor.
 
Sa larg jemi ne nga një interpretim i ri i shkrimeve të shenjta, apo nga “teologjia” çliruese e popujve që do të mund ti japë përparësi absolute të varfërve dhe të shtypurve, që do të mund të shoh përfundimisht marrëdhëniet sociale dhe politike në aspektet ekonomike dhe kulturore. Islamikët sot, nuk kanë alternative  ekonomike të besueshme dhe të zbatueshme për të ofruar. Në emër të manisë së tyre për njohje ndërkombëtare, ato janë përkulur përpara urdhëresave të ekonomive dominuese kapitaliste. Referenca fetare është bërë e një lloji rreptësisht reaktive dhe mbrojtëse, e drejtuar kryesisht kundra akseseve lejuese të Perëndimit dhe perëndimizimit. Ajo e ka humbur aftësinë e saj për të ofruar një qasje etike ndaj arsimit, drejtësisë sociale, mjedisit, kulturës dhe komunikimit. Ka patur përpjekje të shpeshta populiste për të rekrutuar fenë për qëllime emocionale, të lidhura me identitetin apo qëllime elektorale.
Mbetet mirë dhe bukur për të festuar sukseset ekonomike të Turqisë, për të mos përmendur kompetencat dhe pragmatizmin e shfaqur nga liderët e saj (për të mos harruar së kritikuari mungesën e disa lirive themelore dhe prirjes për të monopolizuar pushtetin); dhe është mirë që të përshëndesim zhvillimin e mendimit islam në Egjipt dhe Tunizi, apo shfaqjen e një shteti civil me referenca  islamike sesa një “shtet islamik” teokratik.Por fjalët e tyre mbeten kryesisht slogane, dhe reagimet ndaj sulmeve mbi marrjen e pushtetit dhe jo mbi bazën e projekteve të qarta, origjinale dhe me të vërteta politike. Programet e legalistëve dhe islamikëve konservatorë kanë pak për të treguar për veten e tyre përveç faktit që ato janë të aftë për ti bërë gjërat mirë-ose keq- ashtu si kundërshtarët e tyre në lidhje me paaftësinë e tyre të përhapur për të sjellë ndryshime të konsiderueshme.
Ndoshta është koha për të rishikuar përparësitë; për të zhvendosur paradigmën, ndoshta është koha për Islamin politik që të pushojë së qënuri thelbësisht politik. Pas një shekulli opozitë ndaj strukturës së pushtetit dhe pak dekada pushteti të ushtruar, islamizmi është bërë një ideologji e mjeteve dhe e menaxhimit. Ajo nuk ka asgjë për të ofruar në aspektin e një rëndësie më të gjerë sesa përveç reagimit ndaj “agresionit Perëndimor” apo të “armikut të brendshëm”. Shoqëritë me shumicë myslimane nuk do të jenë kurrë të afta që të emancipojnë vetet e tyre për sa kohë që ato janë të lidhura nga një vizion i tilllë kufizues dhe reaktiv. Nevoja e popujve për kuptimin, për dinjitetin dhe spiritualitetin, i larguar nga një koncept i lehtë i besimit, fesë dhe rregullave duhet të dëgjohet. Detyra që shtrihet para nesh është që të rimendojmë rreth qëllimeve përfundimtare të veprimit njerëzor, si dhe të zhvillojmë konturet e një etike individuale dhe sociale si një alternativë e vërtetë ndaj rendit botëror të padrejtë dhe çnjerëzor. Nevoja për kuptim, liri, drejtësi dhe dinjitet nuk ka qenë kurrë më e madhe; sot myslimanët kanë nevojë për një filozofi holistike të qëllimeve; ata kanë nevojë që të shpëtojnë nga menaxhimi kaotik i mjeteve tek i cili është reduktuar Islami politik. Shoqëritë me shumicë myslimane po bërtasin për një revolucion intelektual, një revolucion që është aq radikal në thelbin e tij po aq sa edhe i guximshëm në objektivat e tij.
Përtej zotëruesve të pushtetit, largimin nga politikanët dhe politikat e vogla, ka ardhur koha që të pajtojmë vetet tona me thellësinë dhe gjerësinë e një traditës civilizuese Islame dhe pasurinë e saj kuptimore që vendos rregulla në dritën e objektivave të dinjitetit, lirisë, drejtësisë dhe paqes. Popujt myslimanë të sotëm duhet që të rimarrin veten urgjentisht. Vendimtare për proçesin janë spiritualiteti dhe misticizmi: dhe jo ato të formave të caktuara të Sufizmit, të cilat duke mos dëshiruar për “të marrë pjesë në politikë”, përfundojnë duke luajtur lojën e pushtetit dhe kolonizatorëve,por  e kam fjalën për kërkimin e një sufizmi origjinal për veten që nuk ndahet kurrsesi nga konsideratat njerëzore, sociale dhe politike ( e qeverisë së mençur dhe të drejtë).  Nuk është e mjaftueshme për të afirmuar se liria duhet të vijë përpara “Sheriatit” ajo çka mungon është një reflektim radikal mbi lirinë në epokën moderne, dhe objektivave superiore (makasid) të udhës (Sheriat) që shfuqizon zvogëlimin e saj në një tërësi rregulloresh të paraqitura si ligjet e prekshme të Zotit. Ajo çka ash-Shatibi na ofroi ne, në sintezën e saj të “objektivave të Sheriatit”- e cila është tashmë një “filozofi e ligjit”- duhet të mendohet për nocionin e lirisë: ne kemi nevojë për një “filozofi të lirisë” që nuk mund të jetë e shtrënguar, reaktive apo dogmatike porse duhet të  jetë e gjerë, tërësore dhe çliruese si dhe e vleshme në mënyrë të njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat.
Ekziston një nevojë e prekur e dijetarëve të rinj (ulemave) të të dyja gjinive, e intelektualëve të cilët do të mund të tregojnë një sasi të vogël guximi. Ndërsa ata janë të respektueshëm ndaj mesazhit dhe rregullave të pandryshueshme të praktikës, ato duhet domosdoshmërisht të kërkojnë pajtimin me guximin e intelektualëve, të atyre që i kanë dhënë forcën traditës së vjetës islame. Kundër institucioneve që shpesh i kanë formësuar ato, dhe që janë nën kontrollin e shtetit dhe intelktualisht të ligështuar (të tilla si Ezheri apo Umul Kura sot), brezat e rinj të myslimanëve duhet të çlirojnë vetet e tyre, të bëjnë që të ndihet prania e tyre dhe ti japin një kuptim të ri  dinamikave të një shoqërie civile që nuk është më një spektator pasiv, apo ankuese e thjeshtë, ose që shfaqin indinjatën e tyre, teksa eksplorojnë mënyra të reja të vepruarit si dhe vizione të reja dhe alternative. Megjithatë ato duhet të mbeten besnik të vetes së tyre, teksa i rezistojnë rendit të vendosur.
Sfidat janë të mëdha, por për tëçliruar veten nga mania me “politikën” një lëvizje e bazuar te mendimi duhet të sqarojë termat e Kundra-pushtetit që e sheh çlirimin e popujve nëpërmjet arsimimit, përfshirjes sociale, alternativave ndaj ekonomisë dominante, nëpërmjet kreativitetit kulturor dhe artistik. Së brendshmi, kam permendur sfidat intelektuale që shrohen nga qëllimet e përgjithshme përfundimtare, dhe të zhvillimit të një vizioni global që do mund të garantojë autonominë dhe drejtësinë. Çështja e ndarjeve të brendshme, mes sunitëve dhe shiitëve dhe mes shkollave kontradiktore të mendimit (edhe mes fetarëve dhe laikëve) duhet të marrë përparësi. Çështjet që e ndezin këtë ndarje janë shpesh serioze, por si shumë shpesh janë  haptazi qesharake.Është detyrimi i dijetarëve, i intelektualëve të rinj dhe aktivistëve që të lirojnë vetet e tyre nga kurthi ( të cilët shpesh herë myslimanët e sotëm mbajnë koston e kapjes në grackë të veteve dhe mbytjen e saj). Myslimanët nuk janë të vetëm në rezistencën e tyre. Jo vetëm që është urgjente që të krijosh marrëdhënie mes Veriut dhe Jugut Global, dhe të lësh prapa në mënyrë të njëanshme vargun e “Islamit Perëndimor”, por se është edhe jetike që ne të zbulojmë potencialin e partneritetit të ri arsimor, shkencor dhe kulturor me popujt e Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë. Mendimi Islam, i cili tërhoqi furnizimin e tij nga ideja që duhet ta bëjë të sajën të gjithë urtësinë e vet, pavarësisht nga burimi i saj, është bërë i izoluar, duke u kthyer brënda vetvetes dhe është tharë nga paaftësia e tij për të studiuar, dhe për të promovuar shkëmbimin dhe për të nxjerrë përfitime nga civilizimet, kulturat dhe shoqëritë e tjera. Myslimanët  nuk janë përjashtim: të obsesionuar nga Veriu dhe Jugu, ato e kanë humbur orientimin e tyre….( a nuk i jep vlerë dhe dinjitet të njëjtë Kibla të gjithë periferisë , e cila e fokuson vështrimin e saj  në qendër dhe i jep kuptim asaj?).
Islamikët e sotëm kanë zhvilluar një mesazh konservator, të një lloji që kërkon vetëm për tu përshtatur. Ndërgjegjia bashkohore myslimane duhet të çlirojë veten nga ky mesazh, dhe të rinovojë angazhimin e saj ndaj pushtetit reformator dhe neo-revolucionar ndaj përmbajtjes së traditës shpirtërore dhe njerëzore, e cila bën thirrje në mënyrë të barabartë për pajtim me veten dhe hapje me të tjerët. Një cikël po përfundon dhe një i ri pritet të vazhdojë. Duke u bërë më të mirënjohur me trashëgiminë tonë, duke përcaktuar përparësitë tona, dhe duke e bërë më të mirë përdorimin e mjeteve të reja në dispozicionin tonë, ne do të jemi në gjendje që të arrijmë qëllimet tona: lirinë, dinjitetin dhe çlirimin. Paradoski qëndron në faktin se myslimanët e sotëm, u mungon vetëbesimi dhe janë rojtarët të cilët mbajnë në duart e tyre që dridhen çelësat e burgut të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit