Krahasim që sqaron dallimin ndërmjet personit pozitiv dhe atij negativ dhe një analizë për personalitetin e çdonjërit prej tyre.
Përpiqu të përmirësosh personalitetin tënd në mënyrë që të jesh pozitiv.
Pozitivi mendon për zgjidhjen.
Negativi mendon për problemin.
Pozitivit nuk i mbarojnë idetë.
Negativit nuk i mbarojnë arsyetimet.
Pozitivi kujdeset për aspektet pozitive të të tjerëve dhe vetitë e tyre të mira.
Negativin e preokupojnë të metat e njerëzve dhe aspektet e tyre negative.
Pozitivi i kujton dhe i mban në mend veprat e mira të të tjerëve.
Negativi i kujton dhe i mban në mend vetëm veprat e këqija të të tjerëve.
Pozitivi i arsyeton të tjerët kur të gabojnë, i toleron dhe nuk i qorton.
Negativi beson se ata qëllimisht kanë bërë gabim, janë qëllimkëqij dhe i urren ata.
Pozitivi kur gabon ndaj të tjerëve shpejton duke u kërkuar ndjesë atyre.
Negativi vonohet në kërkimfalje e ndoshta as nuk e kërkon atë duke besuar se kjo e ul personalitetin e tij.
Pozitivi gjithnjë qëndron buzëqeshur.
Negativi gjithnjë qëndron fytyrëvrenjtur.
Pozitivi i ndihmon të tjerët.
Negativi prêt ndihmën nga të tjerët.
Pozitivi sheh zgjidhje për çdo problem.
Negativi sheh problem në çdo zgjidhje.
Për pozitivin zgjidhja është e vështirë por e mundshme.
Për negativin zgjidhja është e mundshme por është e vështirë.
Pozitivi: Sillu me njerëzit ashtu siç dëshiron të tjerët të sillen me ty.
Negativi: Sulmoji njerëzit para se ata të sulmojnë ty.
Pozitivi në punë sheh shpresë.
Negative në punë sheh pikëllim.
Pozitivi shikon të ardhmen dhe mendon për të mundshmet.
Negativi shikon të kaluarën dhe mendon për të pamundshmet.
Pozitivi debaton me fuqinë e argumentit dhe me gjuhën e butë.
Negativi debaton pa argumente dhe me gjuhë të ashpër.
Pozitivi kapet për vlera dhe heq dorë nga imtësitë.
Negativi i shikon me vëmendje dhe me përpikëri imtësitë dhe heq dorë nga vlerat.
Pozitivi gjithnjë falënderon.
Negativi gjithnjë ankohet.
Pozitivi e lexon këtë mesazh me kujdes, buzëqesh dhe më pas e shpërndan edhe tek të tjerët./shkruar nga Almedin Ejupi/kohaislame