Kompania njoftoi se Wally Funk do të jetë mysafiri i nderit në raketën “New Shepard” gjatë fluturimit 10 minutësh, raporton ABC News.
Wally Funk është në mesin e grave nga programi “Mercury 13”, të cilat iu nënshtruan trainimit për astronautët në vitet 1960, por kurrë nuk fluturuan në hapësirë sepse ishin gra.
Personi më i vjetër që fluturon në hapësirë
Wally Funk, në moshën 82 vjeçe, do të bëhet personi më i vjetër që fluturon në hapësirë, duke tejkaluar John Glenn, i cili vendosi një rekord në 77 kur fluturoi në anijen hapësinore 1998 Discovery.
Ajo, së bashku me Bezos, vëllain e tij Mark dhe fituesin e ankandit bamirës në të cilin u shit bileta për këtë fluturim, do të jetë pasagjere e parë në anijen kozmike “New Shepard”.
Fluturimi në lartësitë mbi 100 kilometra
Sistemi i anijes New Shepard, ose raketa që mbart kapsulën në skaj të hapësirës, ka kryer më shumë se 10 fluturime provë të suksesshme pa pasagjerë.
Raketa dhe kapsula janë krijuar për të transportuar gjashtë pasagjerë në një lartësi prej mbi 100 kilometrash.
Data e 20 korrikut përkon me festimin e 52 vjetorit të zbarkimit të misionit “Apollo 11” në sipërfaqen e Hënës.