-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Personazhet më të pamëshirshëm të historisë

Më të lexuarat

CALÍGULA (12-41)

Perandori romak. Pohonte se ishte Jupiteri dhe dërgonte drejt vdekjes, torturonte arbitrarisht këdo, p.sh ata që ndërprisnin interpretimin e aktorit Mnester, dashnorin e tij. Për t’u tallur me senatin emëroi senator dhe konsull kalin e tij, Incitatus.

ATILA (395-453)

Mbreti i hunëve. Egërsia e tij i vurin nofkën “Kamzhiku i Zotit” Që nga Europa qendrore në Detin e Zi dhe nga Danubi në Balltik trupat e tij masakruan dhe plaçkitën varre dhe qytete.

GENGIS KAN (1162-1227)

Themelues i perandorisë mongole. Shfarosi popullata të tëra si 700 000 banorë të Mervit, Persi. Ushtrisë së tij i atribuohet më shumë se 2 milionë vdekje.

VLAD TEPES (1431-1476)

Princi Vlad i Wallachia-s, në Rumani, mbi të cilin bazohet legjenda e kontit Drakula. Tortura e tij vdekjeprurëse ishte të shkuarit e viktimave në hunj, por edhe tredhje, mbytje, gjymtime apo edhe nxjerrje sysh.

HENRI VIII (1491-1547)

Mbreti i Anglisë nga shtëpia Tudor. Provokoi ndarjen e kishës anglikane nga Roma, për t’u divorcuar nga Kathrin e Aragonit dhe për t’u martuar me Ana Bolenën. Dënoi me prerje koke 2 nga 6 gratë e tij si dhe një numër miqsh e armiqsh.

IVÁNI I TMERRSHEM (1530-1584)

Cari i Rusisë (Iván IV). Thuhet se mizoria e tij vinte ngaqë ishte torturuar që fëmijë. Vrau të birin, mbyti me grushta të bijën shtatzanë, bëri që qentë e tij të shyenin dhe të hanin shefin e qeverisë së tij dhe mbolli terror mes nështetasve të tij.

LEPOLDI II (1835-1909)

Mbreti i Belgjikës. E ktheu Kongon në koloni private duke skllavëruar dhe shfrytëzuar të gjitha burimet si natyrore e njerëzore të vendit. Shkaktoi një genocid në një vend afrikan, ku vdiqën miliona njerëz.

HITLERI (1889-1945)

Udhëheqësi i Rajhut të Tretë. Qeverisi Gjermaninë nga 1939-1945, shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin e hebrenjve. Bilanci: 21 milionë të vdekur.

STALINI (1878-1953)

Diktatori i Bashkimit Sovjetik. Komunist që nga vitet 20, shfarosi miliona njerëz, vendosi një regjim politik pa liri qytetare, vrau desidentë dhe armiq politik si Leon Trockin.

BOKASSA (1921-1996)

Perandor i Republikës së Afrikës Qendrore. Thirrej “Gogoli i Diamanteve”, e bazoi mbretërimin e tij mbi tortura që përfshinin edhe kanibalizmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit