2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Persona të maskuar lirojnë nga burgu të arrestuarin serb, reagon EULEX-i

Më të lexuarat

 

(I plotësuar, 13 mars) EULEX-i dënon fuqishëm dhunën që ndodhi dje lidhur me sulmin ndaj stacionit të policisë në Zubin Potok nga një turmë vendëse e që rezultoi me lirimin e paligjshëm të të dyshuarit të ndaluar, Slobodan Sovrliq, i kërkuar për vepra të rënda penale.

 

EULEX-i tutje dënon aktin e shpërthimit të djeshëm në afërsi të stacionit të policisë dhe kërkon hetim të hollësishëm të ngjarjeve të cilat e penguan vendosjen e drejtësisë në Zubin Potok. Sundimi i turmës nuk mund të tolerohet në asnjë shoqëri. Kjo turmë duhet të izolohet, meqë paraqet kërcënim për të gjithë qytetarët që e respektojnë ligjin.
Sundimi i ligjit parashtron që kur të jetë lëshuar një fletarrest i ligjshëm, dhe kur ekziston mundësia e zbatimit të këtij vendimi ligjor, arrestimi duhet të kryhet, dhe personat e dyshuar duhet të mbahen në paraburgim derisa të jenë intervistuar nga prokurori. Pavarësisht, fajësisë ose pafajësisë, procesi i rregullt duhet të respektohet nga të gjithë personat e civilizuar dhe gjatë gjithë kohës.
Prokurorët e EULEX-it, së bashku me Policinë e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës do të punojnë bashkërisht për të siguruar që shkaktarët e kësaj dhune të identifikohen dhe të sjellën para drejtësisë. EULEX-i i bën thirrje qytetarëve që të japin informata në lidhje me ngjarjen e djeshme, thuhet në komunikaten e EULEX-it.

 

(12 mars) Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime derisa po përpiqeshin të ndalnin turmën prej rreth 150 personash, të cilët të mërkurën ndërhynë dhunshëm në stacionin e policisë në Zubin Potok, për të liruar një qytetar serb të paraburgosur gjatë ditës.

Lajmin e konfirmon, zëvendëskomandanti rajonal i policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti.

“Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta, pasi që janë përballur me masën në atë moment”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, i paraburgosuri, tashmë i arratisur, ishte mbajtur në arrest fillimisht për shkak të një kërcënimi dhe prishje të rendit publik.

Më vonë, ishte vërtetuar se ndaj të njëjtit kishte një urdhër-arrest në fuqi, që nga viti 2012, lëshuar nga ish-gjykata e Qarkut në Mitrovicë!

“Kemi pasur një grup prej 100 deri 150 personash, të cilët në vazhdimësi, kishin bërë presion përpara objektit të stacionit policor në Zubin Potok, me kërkesë për lirimin e tij. Kemi pasur edhe bllokadë të rrugës. Sidoqoftë, kemi regjistruar diku pas orës 19h20 arratisjen e tij, pas një presioni të një grupi të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë incident është pezulluar përkohësisht zëvëndës-komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, dhe se policia do të hetojë “të gjitha neglizhencat e mundshme në kuadër të veprimeve policore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit