1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Përsëritet konkursi për gjyqtarë të GJK-së

Më të lexuarat

Pas dy votimeve radhazi ka dështuar zgjedhja e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi që kandidatët e propozuar për këtë pozitë nuk morën votat e deputetëve.

Në raundin e dytë nga gjashtë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese më së shumti vota mori Safet Hoxha, shefi i KRPP-së, i cili u votua me 61 vota, pastaj Gresa Caka-Nimoni me 57 vota, Selvete Gerxhaliume 48 vota dhe Hashim Collaku me 13 vota.
 
Derisa në fillim të garës ishin gjashtë kandidatë, ata pas raundit të dytë mbetën vetëm katër, duke u eliminuar Remzie Istrefi- Peci dhe Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
 
Kështu pas numërimit të votave, kryetarit i komisionit për verifikimin e votimit dhe numërimin e votave për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Hajdar Beqaj, konstatoi se asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e mjaftueshme për të marrë titullin gjyqtar i GJK-së, duke deklaruar se konkursi për këto dy pozita do të përsëritet. /kp/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit