0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përse Zoti e krijoi njerëzimin??

Më të lexuarat

Nga këndvështrimi i njerëzimit, pyetja “Përse Zoti e krijoi njeriun?” nënkupton “Për çfarë qëllimi është krijuar njeriu?” Në shpalljen e fundit, kësaj pyetjeje i është dhënë përgjigje pa kuptim të dyfishtë. Në të Zoti u tregon njerëzve se çdo njeri ka lindur me vetëdijen e brendshme dhe
të natyrshme mbi Zotin (me besimin në Zot). Në kaptinën el-A’raf, All-llahu thotë:

“(Përkujtoni) edhe kohën kur Zoti yt bëri që të lindë nga bijtë e Ademit, nga kërbishtja e tyre farën e tyre (ose nga kërbishtja e Ademit sollëm pasardhësit e tij) dhe i bëmë ata të dëshmojnë për veten e tyre (duke u thënë Ne atyre):“A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po,pa dyshim edhe ne dëshmojmë!” (Kjo) që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes: “Në të vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë.”Apo që të mos thoni: “Vetëm baballarët tanë kohë më parë
morën të tjerë si të barabartë në adhurim përkrah me All-llahun dhe ne jemi thjesht pasardhësit e tyre. A do të na shkatërrosh atëherë ne për shkak të veprave të njerëzve që punuan Al-Batil (politeizëm, krime, mëkate duke adhuruar të tjerë përkrah e përveç All-llahut)?” (Ar’af 7; 172-173)

I Dërguari, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të, ka shpjeguar se kur All-llahu e krijoi Ademin, Ai mori prej tij besën, pastaj nxori prej Ademit të gjithë ata që do lindin deri në fund të botës, gjeneratë pas gjenerate, dhe i shpëndau para Tij që të marrë edhe prej tyre besën.
Ai u foli atyre, përballë secilit, duke i bërë ata të dëshmojnë se Ai është Zoti i tyre. Prandaj, çdo njeri është përgjegjës për besimin në Zot, që është i vulosur në gjithsecilin shpirt. Mbështetur në këtë besim të lindur, në kapitullin Dharijat All-llahu e ka definuar qëllimin e krijimit të
njerëzimit kështu:

“Unë i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm që ata të më adhurojnë.” (Dharijat 5i; 56)

Kështu, qëllimi i qenësishëm për të cilin është krijuar njerëzimi është adhurimi i Zotit. Megjithatë, i Gjithëfuqishmi, nuk ka nevojë për të qenë i adhuruar nga njerezit.Ai nuk i krijoi njerëzit nga shkaku se kishte nevojë për ta.
Nëse asnjë njeri i vetëm nuk do ta adhuronte Zotin, në asnjë mënyrë nuk do të pakësohej Madhështia e Tij, dhe po qe se të gjithë njerëzit do ta adhuronin Atë, në asnjë mënyrë nuk do ta shtonin Madhështinë e Tij. Zoti është i Përsosur. Ai ekziston vetë pa nevojën e askujt. Të gjitha krijesat
njerëzore kanë nevoja. Prandaj njerëzimi është ai që ka nevojë për adhurimin e Zotit.

Shkeputur nga libri”Qëllimi i krijimit ”
Perktheu H.Jusuf Gjevori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit