2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përse Zoti e krijoi eklipsin?

Më të lexuarat

Urtësitë e Allahut në eklips
“ Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta.”
(Fusilet: 53)
1. Të kthejmë vështrimin tonë drejt argumenteve të Allahut në qiell e në Tokë dhe të kujtojmë përfundimin e ekzistencës së këtij Universi.
2. Të përgatitemi për udhëtimin tonë pa kthim drejt Botës tjetër duke i lënë angazhimet e tepruara dhe pa dobi të kësaj bote. Kur njeriu vdes për të ka ndodhur përfundimi dhe Kiameti i vogël. Ai nuk ka më mundësi të pendohet dhe as të veprojë vepra të mira, por e pret jeta e varrit, llogaria dhe kalimi në Sirat:
“A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t’u jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?!”
(El-A’raf: 185)

3. Përkujtim dhe paralajmërim për pabesimtarët dhe mëkatarët nga dënimi i Zotit:

“Vallë, a presin ata ndonjë gjë tjetër, veç diçkaje të ngjashme me dënimin e atyre që kanë jetuar më parë? Thuaj: “Pritni, se edhe unë po pres me ju!”
Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t’i shpëtojmë besimtarët.”
( Junus: 102 – 103)
Por shumë herë njerëzit nuk përkujtojnë nga argumente dhe shenja të tilla të qarta nga Allahu i Cili thotë:
“Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.”
(Junus: 101)

4. Nxitje për besimtarin që të përmisojë raportin e tij me Zotin, të shtojë lutjet dhe kërkimin e faljes, siç na pororsiti Profeti alejhi selam në hadithin e tij:

“ Vërtetë Dielli dhe Hëna janë prej shenjave të Allahut. Ato nuk eklipsohen për shkak të vdekjes apo lindjes së dikujt, por Allahu me to frikëson robërit e Tij, prandaj nëse shihni (eklipsin) të ndodhë, atëherë shpejtoni në përkujtimin e Allahut, faljen e namazit, duanë dhe kërkimin e faljes.”
( Buhariu dhe Muslimi)

Vëlla musliman, motër muslimane! Përgjgjju thirrjes së Zotit tënd për pendim dhe adhurimin e Tij, largoju mëkateve dhe padrejtësive, realizoi detyrimet që ke ndaj të tjerëve me korrektësi, sillu mirë me prindërit dhe ruaji lidhjet me të afërmit, mos e shkel nderin e askujt dhe as mos rrëmbe atë që nuk të përket!
Lute Zotin tënd për falje dhe pranim të çdo vepre të mirë, përpara se të vijë një ditë ku nuk bën më dobi pasuria, shoqëria e as pozita, por vetëm kush erdhi tek Allahu me zemër të mbushur me besim!
Zoti ynë na fal ne dhe të gjithë besimtarët! Largoje prej nesh dënimin tonë dhe zbrit mbi ne mëshirën Tënde! Mos na dëno për shkak të asaj që vepruan mendjelehtit tanë! Ti je i Gjithmëshirshmi, Mëshirëbërësi dhe Falësi i Madh!
Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit