11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Përse përherë jeni të bukur në pasqyrë, ndërkaq të këqij në fotografi?

Më të lexuarat

Para se të dilni nga shtëpia, në pasqyrë dukeni bukur, mirëpo fotografitë tregojnë diçka tjetër. Pra, kujt t’i besohet?

Çdo person është ballafaquar me atë shfaqje në pasqyrë dhe në fotografi, nganjëherë madje as që ngjajnë. Përse gjithmonë është kështu ndryshe?

Çështja është që jeni të relaksuar kur shikoheni në shtëpi, gjendeni në territorin tuaj dhe me siguri jeni në humor të mirë, transmeton Telegrafi.

Pasqyra ju dërgon shfaqje të të gjitha emocioneve, të cilat pikërisht vetëm ju mund t’i shihni.

Fotografia ju tregon pamjen e vërtetë, ashtu siç jeni, pa emocione dhe ndjenja të cilat ju shtohen në dukje.

Në pasqyrë më së shpeshti shikoheni nga të njëjtat kënde, ndërsa në fotografi shfaqen nga kënde të ndryshme nga të cilat nuk jeni edhe aq të mësuar të shihni veten, andaj vetvetiu kur dikush ju fotografon, nuk jeni gjithmonë në pozën në të cilën e shihni veten më së miri.

Çdo lokal ka ndriçim të ndryshëm, mirëpo çdo ndriçim ka temperaturën të cilën nuk e vëreni në shfaqje e pasqyrës, mirëpo i vëreni në fotografi.

Fotoaparati shënon të gjitha mangësitë të cilat ndriçimi i mirë di t’i theksojë. Në shfaqjen e pasqyrës më së shpeshti shihni versionin “ideal” të vetes, ndërsa fotografia tregon se si ju shohin të tjerët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit