1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Përse njeriu i cili lexon libra filozofik ballafaqohet me probleme shpirtërore?

Më të lexuarat

Pyetja:

Përse njeriu i cili lexon libra filozofik ballafaqohet me probleme shpirtërore?

***

Përgjigjja:

Baza e filozofisë është te jomuslimanët dhe ajo nuk ka lidhje në fenë islame. Muslimanët e shek. IV duke tentuar ta bëjnë pjesë të islamit – filozofinë, i kanë shkaktuar dëme islamit dhe kjo është shkaktuar më së shumti nga joarabët. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar me përkthimin e librave nga gjuha greke, në gjuhën arabe dhe kjo gjë shpejt ka marrur përmasa të mëdha. Të tillët i kanë dhënë përparësi logjikës ndaj argumenteve fetare.
Gjeneratat e arta të muslimanëve (es selefu salih) nuk e ka parë të udhës aspak studimin e filozofisë dhe të njëjtën gjë e themi edhe ne. Shkurtimisht, në të nuk hair. Muslimanëve u mjafton Kurani, suneti dhe i kuptimi i këtyre sipas metodologjisë së tre gjeneratave të muslimanëve (es selefu salih).

Hoxhë Zejd Haziri

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit