1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përse komunikimi virtual viziv është i lodhshëm?

Më të lexuarat

Pas disa javësh karantinimi për shkak të Covid – 19, duket se platforma Zoom është bërë kryefjala e ditës për të gjithë që qëndrojnë në shtëpi.

Pa dyshim mund të themi se videokonferencat dhe videotelefonatat po ndihmojnë shumë gjatë kësaj krize. Por shumë prej nesh që e përdorim ndihen të lodhur mendërisht nga mbi përdorimi i tyre, qoftë për një takim pune, për kursin e aerobisë në live streaming apo për një kafe virtuale me miqtë.

Disa argumentojnë se shkaku i kësaj lodhjeje është qëndrueshmëria e ndërveprimit në internet, krahasuar me ndërveprimin në person. Studiues socialë që studiojnë specifikisht sjelljen e personave që kanë komunikime të shpeshta virtuale, kanë konstatuar se ne po përjetojmë një mbingarkesë joverbale.

Ndërveprimi që kemi me njerëzit e afërt, siç është vështrimi i vazhdueshëm në sy dhe qëndrimi shumë pranë, papritmas është bërë mënyra si bashkëveprojmë me të njohurit e rastësishëm, kolegët dhe madje edhe të huajt. Softuerë si platforma Zoom janë krijuar për të asistuar komunimikim virtual nëpërmjet internetit, por mjetet që rrisin produktivitetin nuk kanë për qëllim të imitojnë ndërveprimin normal social.

Në çdo kontekst shoqëror, kulturat përcaktojnë një nivel intimiteti të pranueshëm që mund t’ua shfaqim të tjerëve: është normale të kemi kontakt të afërt fizik me një anëtar të familjes, por jo me një koleg pune; në ashensor, njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit.

Dhunimi i detyrueshëm i hapësirës personale sjell çekuilibër në intimitetin tonë. Por natyra njerëzore pështatet shpejt. Në ashensorë, ne rrallë qëndrojmë ballë për ballë me personat e tjerë, kryesisht nuk krijojmë komunikim vizual dhe as verbal me ta.

Në një takim normal pune prej rreth 10 personash, të gjithë flasin, disa mbajnë shënime në bllok apo edhe në kompjuter. Kështu ka pak raste kur krijojmë një vështrim të ndërsjelltë me njëri- tjetrin. Kur kjo ndodh, zgjat vetëm disa sekonda.

Me Zoom, në një takim prej 10 personash, çdo person shikon drejt ekranit për të gjithë takimin. Në këtë mënyrë të gjithë janë të vëmendshëm. njerëzit janë të detyruar t’i kushtojnë vëmendje. Por kjo ka po ashtu disavantazhet e saj.

Në një eksperiment të Universitetit Stenford, u studiuan rastet e një komunikimi të tillë në klasa virtuale me një profesor dhe dy studentë. Tek disa studentë, vështrimi i profesorit zhvendosej nga njëri student tek tjetri, si në botën e vërtetë. Tek disa të tjerë, secili student ishte gjatë gjithë orës mësimore nën vështrimin e drejtpërdrejtë të profesorit. Nën këtë të fundit, disa studentë dëshmuan se ndiheshin në siklet duke qënë në kontakt sy ndër sy me profesorin gjatë gjithë leksionit. Të njëjtën ndjesi krijon dhe një telekonferencë me platformën Zoom.

Në takimet fizike ne mund të kontrollojmë hapësirën tonë përsonale, zgjedhim vendin ku ulemi, lëvizim karrigen dhe rregullojmë distancën tonë për të qëndruar sa më komodë. Në ekranet e kompjuterit, “hapësira personale” përcaktohet nga madhësia e figurës së fytyrës dhe sa larg jeni ulur nga ekrani.

Parametrat e paracaktuar në shumicën e seancave të Zoom tregojnë një fytyrë të madhe të personit që flet. Truri jonë është receptiv ndaj fytyrave, dhe fytyrat e zmadhuara, i konsideron afër fizikisht. Kështu truri ngren receptorët e dilemës “lufto ose largohu” – një dilemë e cila e çon trurin në gjendje stresi, dhe e përgtit trupin ose për të reaguar ndaj një rreziku të afërt ose nevojës për t’u larguar fizikisht.

Një studim tjetër i Universitetit të Stendford tregoi se kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj fytyrave të mëdha virtuale, ato lëkunden fizikisht. Kjo mund të jetë pjesë e arsyes pse Zoom është kaq rraskapitës — për çdo minutë që shpenzojmë në Zoom, kemi disa fytyra të mëdha që duket se qëndrojmnë pak centrimetra larg nesh. Nga ana tjetër, nëse ne do të largohemi nga ekrani, kolegët mund të mendojnë se jemi shkëputur.

Kompani të ndryshme në Kaliforni – Amerikë, janë duke punuar në teknologji për të maksimizuar kontaktin social, duke minimizuar mbingarkesën joverbale. Gjigandët e telefonisë smart Apple dhe Samsung kanë zhvilluar figurinat avatar të quajtura Animoji, të cilët synojnë kryesisht këtë. Philip Rosedale, themeluesi i botës virtuale avatar të quajtur Jeta e Dytë – Second Life, është duke punuar për të zhvilluar një hapësirë virtuale, e cili do t’u lejonte njerëzve të bashkëveprojnë pa vështirësitë dhe ndjësinë e sikletit që karakterizon një videokonferencë. Ndërkohë janë duke u zhvilluar edhe disa platforma të tjera virtuale të cilat synojnë të përcjellin emocione, pa mbingarkuar shqisat.

Ndërkohë, në rast se ndihemi të mbingarkuar nga kjo formë komunikimi, ekspertët sugjerojnë të ndryshojmë mënyrën sesi i kryejmë videokonferencat. Në rast se mbledhjet zgjasin të paktën dy orë, dhe ju merrni pjesë në disa prej tyre, për të evituar mbingarkesën dhe lodhjen e trurit mund të sugjerohet fikja e ekranëve të tjerë duke lënë në pamje vizuale vetëm personin që flet.

Po ashtu, platforma Zoom ofron mundësi përzgjedhje të madhësisë së pamjes dhe ju mund të zgjidhni varjantin më të minimizuar, pa patur nevojë që pjesë e fokusit të kameras të jenë edhe ambjentet private, si dhoma dhe orenditë përreth.

Gjithashtu, ju mund të përzgjidhni formën dhe renditjen e dritareve të pjesmarrësve të tjerë në mbledhje, duke e përshtatur me atë që ndiheni më komod.

Një tjetër mundësi është të vendosni një kamerë të jashtme në vend të kamerës së laptopit, duke e afruar dhe e pozicionuar kamerën siç dëshironi, ku keni mundësinë gjithashtu të largoni mjaftueshëm laptopin, për të mos e patur ekranin shumë pranë.

Dhe mos harroni, ekziston ende forma klasike e komunikimit virtual; thirrjet telefonike.

Përshtatur nga Exit News

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit