1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përse Hasan El-Basriu nuk ka folur më shumë se dhjetë fjalë në ditë!?

Më të lexuarat

E kanë pyetur Hasan El-Basriun: “Pse nuk flet më shumë se shtatë apo tetë fjalë në ditë?

Ai u përgjigj: “Para se të them diçka e pyes veten se vallë ajo çfarë do them do të më shkruhet në librin e veprave të mira apo në atë të veprave të këqija. Dhe nëse e shoh se do të më shkruhet në librin e fjalëve të mira, atëherë flas, mirëpo nëse e shoh se do të më shkruhet në librin e veprave të këqija nuk them asgjë.

Kështu kam parë se shumica e asaj që them më shkruhet në librin e veprave të këqija, për atë edhe hesht.”

Allahu i Madhërishëm ka thënë:

“Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë). (Kaf, 18).

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit