3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Përse Facebook blen Instagramin për 1 miliard

Më të lexuarat

Facebook paguan një milirad dollarë për një firmë të vogël me 13 punonjës. Pra paguan para për një firmë xhuxhe krahasuar me atë vetë. Cilat janë shkaqet?

Instagram është një program fotografik falas për smartphones. Dy vjet rresht këtë software e kishte vetëm sistemi Apple, por që nga 3 prilli 2011 ekziston edhe një version për android smartphones. Apple u ofron mundësinë përdoruesve, që të përpunojnë fotografitë e bëra në celular me filtra efektesh dhe t’i dërgojnë në rrjete të ndryshme sociale, ndër ta edhe në Facebook. Sipas të dhënave të kompanisë Instagrami ka rreth 30 milionë përdorues.

Në krahasim me Facebook-un dhe 800 milionë përdoruesit e tij instagrami është pra një xhuxh. Përse atëherë Facebook-u është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë për të? Sidomos tech-blogerët dhe investitiorët janë në kërkim të përgjigjeve.

Themeluesi i i Facebook-ut Mark Zuckerberg shkruan vetë në Facebook: “Shumë njerëz e duan Facebook-un, sepse ai është mënyra më e mirë për të shpërndarë fotografi. Ne dëshirojmë që të ketë vlerë, që t’i bashkojmë këto firma.”

“Facebook nuk kishte zgjidhje tjetër”

“Instagrami kishte potencialin të bëhej i rrezikshëm për Facebook-un, përpunon më mirë fotografitë nga celularët se sa Facebook-u dhe fotografitë janë gjithmonë thelbi i Facebook-ut”, shkruan Nico Lumma, drejtor i shoqërisë hollandeze të listuar në bursë, Digital Pioneers, në blogun e tij Lumma.de. “Facebook-u nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të blinte Instagramin”, thotë Lumma, sepse: “Çfarë do të bëhej, sikur Apple, apo Google ta blinin Instagramin?”

Investitori amerikan Chris Dixon argumenton ngjashëm në një mesazh twitteri: “Eshtë lëvizje e zgjuar shahu, të heqësh dorë nga një përqind e kapitalit tënd në treg, për të eleminuar një kërcënim më të madh.” Vlerësohet se Facebook-u pas hyrjes në bursë ka një vlerë prej rreth 100 miliardë dollarësh. Sipas njoftimeve Facebook-u në fund të vitit të kaluar pati rezerva parash kesh në vlerë prej 3,5 miliardë dollarë.

Mobiliteti është me të vërtetë forca e madhe e Instagramit. Shërbimi kryhet vetëm përmes smartphones. Natyrisht edhe Facebook Apps ka oferta për të gjitha sistemet operative smartphone, por përdoruesit e rrjeteve sociale mund t’i shfrytëzojnë të gjitha funksionet vetëm, në qoftë se hyjnë përmes një kompjuteri normal. Dhe vetëm atëherë ata shohin edhe reklamën, me të cilën Facebook-u nxjerr fitimet.

Probleme me mobilitetin

Facebook-u vetë i thekson këto probleme në dokumentat e tij për hyrjen e planifikuar në bursë. “Shumica e përdoruesve mobilë shfrytëzon Facebook-un edhe përmes kompjuterit personal, ku ne tregojmë reklamën. Përdoruesit tanë mund të vendosin gjithnjë e më shumë, që të hyjnë në produktet tona kryesisht përmes aparaturave mobile”, shkruan Facebook. “Ndërkohë ne nuk gjenerojmë hyrje të konsiderueshme përmes shfrytëzimit mobil të Facebook-ut dhe nëse do të jemi në gjendje, nuk është e vërtetuar.”

Po aq e pavërtetuar është, nëse modeli i biznesit me instagramin do të sjellë ndonjëherë para. Firma shpreson, si shumica e ofruesve të smartphone-apps falas, që të marrë para përmes reklamës. Firma deri tani nuk ka qenë fitimprurëse. Një miliard euro është një “çmim i lartë për një firmë me shumë publicitet, por pa model biznesi”, shkruan Laurie Segall në CNN Money.

Chris Dixon, sipas revistës amerikane Business Week njëri nga start-up-investuesit në industrinë e IT-së, mendon ndryshe. “Përqëndrimi tek të ardhurat tregon një mungesë shokuese të të kuptuarit të historisë së biznesit të internetit”, thotë Dixon në një mesazh twitteri.

Blerje nga paniku?

Dan Primack i revistës online Fortune.com supozon se Facebook-u është nervozuar nga suksesi i Instagramit. Instagram-App për Android me 3 prill u shkarkua brenda 12 orëve një milionë herë. Disa ditë më vonë instagrami bëri të ditur, se ka mbledhur 50 milionë dollarë. Vlera e përgjithshme e firmës u vlerësua në 500 milionë dollarë. “Unë besoj se Facebook-u ka qenë në panik”, citon Primack një vëzhgues anonim. “Prandaj ata kanë vendosur, që ta blejnë konkurrencën, me parë se ajo të bëhej më e madhe.”

Sipas të dhënave të Facebook dhe Instagram foto-app do të vazhdojë të shfrytëzohet në aplikim të veçantë. Edhe shpërndarja e fotografive nepër rrjete të tjera sociale si Twitter, apo Tumblr do të vazhdojë të bëhet, siç është. Blerja e instagram-it do të kryhet brenda këtij tremujori.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit