0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përse e ndaloi i Dërguari i Allahut edukimin e qenve në shtëpi

Më të lexuarat

Çdo ditë shkenca zbulon atë që mbështet vërtetësinë e Profetit të mëshirës, paqja e Zotit qoftë mbi të. Në këtë shkrim kemi një zbulim të ri shkencor.
Gjithnjë në mësimet e Profetit, paqja e Allahut qoftë mbi të, gjejmë dobi, mbrojtje dhe siguri për ne, për faktin se ai është i mëshirshëm për ne: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Tevbe, 128)

Ai dëshiron për ne të mirën, na dëshiron shëndet, për këtë arsye ka ndaluar edukimin e qenve dhe i konsideron si krijesa të ndyra dhe ka tërhequr vërejtjen prej tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar shumë gjëra rreth qenve, kurse kjo është e fundit që ka arritur shkenca.

Në një studim bashkëkohor, të cilin e kanë bërë shkencëtarët nga Universiteti i Mynihut, bëhet e qartë se edukimi i qenve në shtëpi rrit mundësinë e goditjes me kancerin e gjirit. Studimi ka konstatuar se 80% e grave të cilat u goditën me kancerin e gjirit ishin prej atyre që edukonin qentë në shtëpitë e tyre dhe që në vazhdimësi ishin në fërkim dhe kontakt me ta. Kjo për shkak të ekzistimit të ngjashmërisë së madhe ndërmjet kancerit të gjirit te qentë dhe te njerëzit

Gjersa kanë konstatuar se individë të cilët edukonin macet nuk janë goditur me këtë lloj kanceri! Ata kanë gjetur një virus që e godet njeriun dhe qentë bashkë dhe mund të mbartet nga qentë te njerëzit dhe ky virus ka një rol bazik në goditjen me kancerin e përmendur.

Gjithashtu ata kanë vërejtur se gratë në shtetet perëndimore më tepër u ekspozohen goditjes së kancerit të gjirit sesa gratë në shtetet lindore. Kur kanë hulumtuar dallimin esencial ndërmjet këtyre dy grupeve kanë konstatuar se gratë në Perëndim janë adaptuar në edukimin e qenit shtëpiak në shtëpitë e tyre përderisa në Lindje rrallë mund të gjesh që një grua të edukojë qen!
Në një studim tjetër shkencëtarët kanë vërejtur se qentë përcjellin viruset përgjegjëse për goditjen me kancer të gjirit, virus i quajtur MMTV (Mouse mammary tumor virus) dhe gjatë kontaktit e fërkimit me qenin këto viruse me një lehtësi mbarten tek njeriu.

Prandaj, dëmi i rezultuar nga fërkimi me qentë është jashtëzakonisht i madh. Shkencëtarët kanë zbuluar shumë gjëra te jargët e qenit, gjaku dhe qimet e tij. Të gjitha këto konsiderohen strehë e mikrobeve dhe viruseve. Ndërsa macet nuk i sjellin këto viruse!

Duke u nisur nga ky fakt, lexues i nderuar mund të kuptojmë arsyen e ndalimit të edukimit të qenve në shtëpi, nga ana e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Kurse rolin e qenve e ka bërë për ruajtje jashtë shtëpisë. Madje i Dërguari i urdhëronte shokët e tij, nëse qeni e lëpin enën e dikujt ta pastrojnë shtatë herë, e herën e parë ta pastrojnë me dhe.

Përktheu: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit