Apple ka lansuar një fushatë të re për t’ju bërë të tregtoni iPhone tuaj të vjetër me Apple, gjatë kohës që ju kaloni në një telefon të ri.
Kompania pret që iPhone i një përdoruesi të ketë një jetë personale prej tre vjetësh, përpara se t’i dorëzohet një familjari ose një miku ose të shitet si njësi e dorës së dytë. Seksioni i Mjedisit QnA i Apple konfirmon këtë:
“Fushata reklamuese aktuale po shtyn shumë përdirues të iPhone që të kalojnë në një rrugë tjetër – për ta kthyer telefonin tek Apple dhe për të tregtuar atë për një iPhone të ri.
Ka një numër avantazhesh për Apple nëse ky cikël tregtar mund të krijohet me sa më shumë përdorues të iPhone që të jetë e mundur.”
Para së gjithash lëvizja nga një iPhone më i vjetër në një iPhone më të ri i mban përdoruesit të kyçur në ekosistemin e Apple.
Së dyti, ajo rrit shitjet e Apple. Jo vetëm që telefoni i ri mund të konsiderohet si një njësi e shitur, por sapo njësia e rikondicionuar të lëshojë Cupertino për një shtëpi të re, kjo është një shitje shtesë e gjeneruar nga një telefon i vetëm./tg