Barack Obama, për analistët, i fitoi zgjedhjet sepse u bë luftarak e pati një ekip më të mirë këshilltarësh, arkitektë të një fushate elektorale që nuk kishte të sharë.
Megjithatë, nuk e pati të lehte. Obama grumbulloi 303 vota elektorale, shumë më tepër se pragu i nevojshem i 270 votave që përcaktojnë udheheqësin e Shteteve të Bashkuara.
Nga nëntë shtetet e konsideruara “fushëbeteja”, Presidenti fitoi shtatë, duke humbur vetëm Karolinën e Veriut, ndërsa Florida ende nuk e ka nxjerre rezultatin.
Megjithate, fitorja e tij nuk ishte dërrmuese. Vota popullore tregoi se një diferencë tmerrësisht të ngushtë mes dy kandidateve. Atëhere cilat ishin arsyet e ketij triumfi?
Ekspertet mendojne se ai i detyrohet pikë së pari faktit që presidenti bëri një fushate të palodhur, i mbajti shtabet elektorale të hapura në shtetet e lëkundura dhe e sfidoi pareshtur kundërshtarin.
Ajo e Obamës ishte fushata më e mirë. Kandidati demokrat i “shpreses dhe ndryshimit” mposhti biznesin e madh republikan nga nje shtet në tjetrin.
Fitorja e tij qe taktike. Ai nuk kishte shume letra në dore. Obama u rizgjodh, por politikat e tij nuk ishin patjeter ato më të mirat.
Kur votuesit u pyeten cili kandidat parashtronte sipas tyre, vizionin më të mire për të ardhmen, Romney fitoi sondazhin me 55% të preferencave, kundrejt 43% për Obamen.
As arritjen e madhe të presidentit, reformen e sistemit shëndetësor, shumica e zgjedhësve amerikanë nuk e pershendesin. por ideja që një pjesë e mirë e votuesve përqafuan pa ngurrim ishte rritja e taksave për personat me të ardhura vjetore mbi 250.000 dollarë.
Sa për republikanët, ajo që dhemb më shumë është fakti se zgjedhjet e 2012-tës, për ta ishin të fitueshme. Në zgjedhjet europiane të viteve të fundit, votuesit i kanë rrëzuar zakonisht lideret në pushtet gjate krizave ekonomike, edhe nëse faji për situatat e ngërçit nuk rëndonte aspak mbi ta.
Tani, kandidatit të shpreses dhe ndryshimit do t`i duhet të pergatitet për betejat e radhes.
Gati gjysma e vendit është e zemëruar me fitoren e tij dhe Obama do t’i duhej të përcjellë ndonje mesazh energjik ndryshimi gjate muajve në vazhdim./tch