Ndonjëherë një përqafim i thjeshtë është i mjaftueshëm për të qetësuar fëmijët që janë të tensionuar dhe të mërzitur. “Përqafimi i kontrollit” i cili është pjesë e metodës Holding na vjen në ndihmë.
Tek fëmijët ndodh shpesh të përjetojnë momente të vështira në të cilat ata zemërohen dhe e shprehin me të qara ose me gjeste të ndryshme . Ndonjëherë zgjidhja mund të jetë një përqafim i thjeshtë që është në gjendje të përmbajë emocionet e të vegjëlve.
Ky përqafim i thjeshtë i detyrohet psikiatres për fëmijë Marta Welch,e cila është frymëzuar nga puna e psikoanalistit Donald Winnicott, për zhvillimi e metodës Holding, sistemi i bazuar në kontrollin emocional. Sipas Welch, me sistemin e tij është e mundur të menaxhohen konfliktet e të gjitha llojeve duke rritur fëmijë të lumtur dhe të dashur.
Qëllimi i kësaj metode është të zhvillojë një lidhje besimi dhe sigurie midis fëmijëve dhe të rriturve.
Cili është përqafimi i kontrollit dhe kur ta përdorim atë?
Që në fillime ka gjithmonë një krizë të fëmijës, para së cilës prindërit ose edukatorët reagojnë në mënyrë shumë personale: me zemërim, përpjekje për pajtim, duke përdorur shpërblime , dënime etj. Në këto raste, kur foshnja qan, ose ka shprehje të tjera të pakontrolluara emocionale, metoda Holding propozon të ndërhyjë me një përqafim që shërben për të qetësuar krizën emocionale.
Teoria themelore pohon që, pasi i porsalinduri ka nevojë për strehim të sigurt në krahët e nënës dhe gëzon kontakt fizik, edhe fëmijët më të mëdhenj përfitojnë nga të njëjtat situata.Fillimisht, fëmija nuk do të pranojë kontrollin, por i rrituri duhet të këmbëngulë që të vazhdojë të përqafojë butësisht dhe në mënyrë të vendosur deri sa fëmija ngadalë të rifitojë qetësinë dhe balancimin. Tensioni fillestar, atëherë, shkrihet dhe fëmija më në fund do të kthejë përqafimin falë faktit se ai arriti të qetësonte zhgënjimin ose zemërimin e tij.
Të rriturit duhet të mbajnë qetësi dhe durim për disa minuta që ky lloj përqafimi të funksionoi. Është pothuajse e sigurt se fëmija nuk do të pranojë si fillim këtë përqafim pasi e shikon si kufizim të lirisë së tij.
Të rriturit nuk duhet të dorëzohen ata duhet të shikojnë sa më shumë në sy fëmijën dhe të bisedojnë me të me fjalë të thjeshta duke u përpjekur për të komunikuar, në përputhje me situatën që shkaktoi krizën. Mos u shqetësoni që ky përqafim mund të jetë një detyrim për të vegjlit, është një përqafim i thjeshtë që nuk krijon asnjë lloj dëmtimi, por shpreh gjithë dashuri dhe synimet e mira të atyre që kujdesen për fëmijët.
Në përgjithësi sistemi funksionon me të gjithë, por nëse pas disa minutash dhe duke u përpjekur disa herë që të mos merrni rezultatet, mund të jetë gjithashtu që për atë situatë specifike ose për atë fëmijë është më mirë të eksperimentoni me metoda të tjera të menaxhimit të zemërimit.
Fillimisht metoda u aplikua për të mbajtur fëmijët që ishin pjesë e çrregullimeve të spektrit të autizmit, shpesh të nënshtruar nga luhatjet emocionale. Por Welch vuri re se të gjithë të tjerët gjithashtu mund të përfitonin nga kjo metodë që ofron qetësi gjatë momenteve të tyre të zemërimit./atsh