Negociatat po zhvillohen ngadalë për mosmarrëveshjet me Aeroportin e Bazelit. Tani Franca kërcënon Zvicrën për rrjetin mobil zviceran që operon në aeroport.
“Swisscom kishte antenat e tyre UMTS (3G) nga 14 prill 2015 jashtë sistemit”, thotë zëdhënësi i Swisscom, Olaf Schulze.
Kjo është për shkak se furnizimi i rrjetit zviceran të telefonisë mobile nga perspektiva e Francës, konkretisht nga ANFR (Agence Nationale des frekuencave) nuk përputhet me ligjin francez të telekomunikacionit.
Që nga viti 2004 në Aeroportin e Bazelit kishte rrjet Swisscom-i, Salt (Orange) dhe Sunrise.
ANFR duket e vendosur: Nëse deri në fund të qershorit nuk ka zgjidhje me kompanitë franceze, duhet të hiqen nga rrjeti operatorët zviceranë. Zëdhënësi Rolf Lobsiger ka konfirmuar se nëse nuk ka zgjidhje mund të supozohet se autoritetet franceze do të insistojnë në zbatimin e legjislacionit ekzistues në Francë. Si rezultat i kësaj, operatorët mobilë zviceranë nuk do të furnizojnë Aeroportin e Bazelit.
“Swisscom po vazhdon të punojë intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, tha Olaf Schulze.
“Sigurisht, na vjen keq që ne nuk jemi më në gjendje të ofrojmë shërbimet mobile për klientët tanë”.
Vivienne Gaskell nga Aeroporti i Bazelit thotë se janë duke u zhvilluar negociata në mes të operatorëve të rrjetit Francë – Zvicër, me pjesëmarrjen e autoriteteve kompetente ndërkombëtare.
Drejtoria e Aeroportit është duke bërë të pamundurën për të siguruar një zgjidhje sa më shpejt”.
Për shkak se Aeroporti i Bazelit është i vendosur plotësisht në territorin francez, “kompetenca ekskluzive e telekomunikacionit u takon autoriteteve franceze të frekuencave”.
Por argumenti se mbyllja e rrjeteve zvicerane do të dëmtojë jo vetëm në Zvicër, por në të gjithë rajonin në aeroport duket të ketë hasur në vesh të shurdhër.
Aeroporti i Bazelit është punëdhënësi më i madh për francezët për gjatë kufirit me Zvicrën – dhe rreth 70 për qind të të punësuarve në sektorin zviceran janë qytetarë francezë.kohaislame