-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përpjekjet e Presidentit Biden për të përmirësuar lidhjet SHBA-Evropë

Më të lexuarat

Udhëheqësit evropianë dhe aleatët e tjerë të Amerikës thonë se Presidenti Joe Biden ka bërë shumë në 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë për të filluar rindërtimin e besimit në rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara.

Por ndërsa janë dakord me qëllimet e tij kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë përballjen me ngritjen globale të autoritarizmit, ata ende po vazhdojnë t’i peshojnë me kujdes veprimet e administratës së Presidentit Biden, ashtu si armiqtë e Amerikës, thonë analistët dhe diplomatët.

Ata thonë se 78-vjeçari Biden tashmë ka treguar se si një ndryshim në Zyrën Ovale mund të nxisë ndryshime të rëndësishme politike me një premtim se do të ketë më shumë ndryshime në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të gjithë globin.

Vëzhguesit në Evropë dhe Azi e vlerësojnë udhëheqësin amerikan për angazhimin e tij në bashkëpunimin shumëpalësh dhe nevojën për një përpjekje të koordinuar globale për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Theksi i ri në rëndësinë e aleancave është një distancim i qartë nga qëndrimet e paraardhësit të zotit Biden, ish-presidentit Donald Trump, thonë ata.

Biden ka “rivendosur axhendën globale duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u larguar nga një qasje e njëanshme për të shfrytëzuar forcën e aleatëve dhe institucioneve globale për të arritur rezultate”, thotë Siddharth Tiwari, përfaqësuesi kryesor për Azinë në Bankën Ndërkombëtare për Zgjidhjet.

Ai po fliste gjatë një diskutimi në internet të organizuar nga gazeta britanike Financial Times dhe ajo japoneze Nihon Keizai Shimbun.

Në Evropë, Presidenti Biden ka marrë vlerësime të larta edhe nga disa analistë që sugjerojnë se pavarësisht moshës, ai mund të kthehet në një udhëheqës transformues.

“Politika prodhon dy lloje udhëheqësish”, tha kolumnisti i gazetës britanike me ndikim, Philip Stephens. “Ata që duan një çadër (të jenë të kujdesshëm) dhe të tjerët, në numër shumë më të vogël, të cilët janë të vendosur të ndryshojnë motin (të vendosur për ndryshime pavarësisht rrethanave)”. Ai thotë se “Detyra e rizbulimit të fuqisë së një udhëheqësi i ka rënë 78-vjeçarit që tani është në Shtëpinë e Bardhë.”

Philip Stephens dhe të tjerët theksojnë hapat që Presidenti Biden po ndërmerr në vend për të rikonfirmuar fuqinë e qeverisë dhe përpjekjet për t’u rimëkëmbur nga ajo që kritikët e ish-presidentit Trump thonë se ishte një luftë politike “e pacivilizuar” e Amerikës me një plan të zgjerimit ekonomik që është krahasuar me Marrëveshjen e Re të Franklin Rooseveltit të viteve 1930.

Një paketë financiare e stimulimit ekonomik prej 1.9 trilion dollarësh tashmë është miratuar nga Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë po promovon një paketë masive të infrastrukturës dhe arsimit që mund të ndihmojë në qetësimin e anktheve socio-ekonomike të votuesve të klasës punëtore të bardhë që u larguan nga Partia Demokrate dhe mbështetën republikanin populist, Donald Trump.

Ekonomia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit