Komisioni për ndryshimin e Kushtetutës egjiptiane i dalë nga puçi dhe elita anti islamike, është në kërkim të krijimit të një strukture të re politike në Egjipt.
Muhamed Abdulaziz, zëdhënës i këtij komisioni deklaroi se ky Komision duke rishikuar Kushtetutën synon të krijojë principin bazë të ndarjes së pushteteve dhe të krijimit të një sistemi demokratik. Ai shtoi se duhet krijuar një ekuilibër mes kompetencave të presidentit, kryeministrit dhe parlamentit dhe komisioni për rishikimin e Kushtetutës synon zgjidhjen e kësaj çështje nëpërmjet amendamenteve në Kushtetutë.
Përpilimi i Kushtetutës së re, është çështja më e rëndësishëm për vendet që po kalojnë periudhën e tranzicionit nga sistemi diktatorial në sistemin demokratik, vazhdon ai. Kjo çështje është e rëndësishëm edhe për Egjiptin dhe pikërisht rishikimi i Kushtetutës, ishte kërkesa kryesore e komplotistëve kundërshtar të Mursit. Kundërshtarët e Mursit ishin të mendimit se vendosja e fesë islame në qendër të ligjeve Kushtetuese, nuk garantonte kërkesat dhe të drejtat e të gjithë popullit egjiptian.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e Partisë Nur të Mursit, ishin të mendimit se në bazën e ligjeve të Kushtetuës, nuk ishin marrë parasysh ligjet e fesë islame. Protestat kundër Mursit u morrën si pretekst nga Ushtria për grushtin e shtetit dhe rrëzimin e tij nga pushteti. Veprimi i parë i qeverisë së përkohshem puçiste të Egjiptit pas përmbysjes së Mursit, ishte anulimi i Kushtetutës së përpiluar gjatë udhëheqjes së Mursit dhe marrja e masave për përpilimin e Kushtetutës së re. Për arritjen e këtij qëllimi, u krijua Komisionin për reformimin e Kushtetutës, i cili përbëhet nga 50 përfaqësues të gjoja partive, organizatave dhe grupeve të ndryshme sociale, shumica absolute e të cilave janë antiislame.
Kryetari i këtij Komsioni Amru Musa, para disa ditësh njoftoi për përpjekjet e këtij Komisioni për disa amendamente në Kushtetutë dhe kjo deklaratë shkaktoi reagimin e partisë Al Nur. Nga një anë Vëllezërit Myslimanë, si grupimi më i madh politik në Egjipt, nuk ka përfaqësues në Komisionin për rishikimin e Kushtetutës dhe kjo organizate po kërcënohet me shpërbërje nga puçistet, ndërsa nga ana tjetër, principi i ndarjes së pushteteve, konsiderohet si një nga bazat kryesore të sistemit demokratik. Principe të tjera të një sistemi demokratik, si liria e partive politike, respektimi i votës së popullit, lëvizja në kuadër të Kushtetutës dhe rotacioni paqësor i pushtetit, nuk duket se ekzistojnë në skenën politike aktuale të Egjiptit.