1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Përmes vetëkontrollit të trupit mund të zbulohen shumë probleme

Më të lexuarat

Pamja e trupit mund të na thotë shumëçka në vetëm disa minuta, prandaj ndani aq kohë për shëndetit tuaj dhe kontrollohuni mirë në pasqyrë.

Thonjtë

Njollat e errëta në thonj mund të jenë shenjë e melanomës. Njollat, respektivisht shiritat në thonj, me ngjyrë të verdhë, kafe ose të zezë janë shenjë që sa më parë të vizitoni mjekun. Nëse zbulohet herët, kanceri i lëkurës mund të shërohet në 95 për qind të rasteve. Shiritat e bardhë, të gjatë dhe të hollë në thonj mund të nënkuptojnë që veshkat nuk funksionojnë si duhet, respektivisht që nuk mund të filtrojnë proteinat nga urina. Për të qenë të sigurt që gjithçka është në rregull, gjithsesi paraqituni sa më parë te mjeku.

Sqetulla

Mjeku Michael Schmitt thotë që njollat e errëta në lëkurën nën sqetull mund të tregojnë për diabetin. Insulina e tepërt në gjak mund të çojë deri te mbledhja e indit dhe melaninës. Për këtë arsye lëkura në atë pjesë duket më e errët. Analiza e gjakut mund të zbulojë nëse gjithçka është në rregull.

Kapakët, gjunjët dhe bërrylat

Puçrrat e imëta në këto pjesë të trupit mund të jenë shenjë që keni kolesterinë të ngritur. Fatkeqësisht, në këtë fazë kjo nënkupton që kolesterina është me të vërtetë i lartë, por me ndryshimin e ushqimit dhe stilit të jetesës mund të lehtësoni dhe reduktoni rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Skalpi i kokës

Nëse ju krijohen leskra në kokë të cilat bien në supet si zbokthi, është e mundshme që jeni nën stres dhe që trupi prodhon më shumë hormon të kortizolit. Ai mund të thajë lëkurën e kokës dhe për këtë arsye përsëritet shfaqet zbokthi. Shamponi kundër zbokthit mund të ndihmojë, por shkakun do ta zgjidhni vetë, nëse e largoni stresin.

Sytë

Qarqet e errëta rreth syve, përveç lodhjes dhe pagjumësisë mund të nënkuptojnë që keni alergji. Personat alergjikë në trup lirojnë histaminë, ndërsa bymimi i enëve të gjakut për shkak të gjakut dhe lëngjeve të tjera paraqitet në vendin në të cilin lëkura është më e hollë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit