-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përmendorja e princit Llazar në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Në veri të Mitrovicës, në rreth-rrotullimin kryesor, është vendosur mbrëmjen e kaluar një përmendore e princit serb, Llazar, e lartë 7.5 metra.

Është paraparë që përmendoren ta zbulojë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 28 qershor, kur edhe shënohet Dita e Shën Vidit, apo siç e quan komuniteti serb “Vidovdan”.

Vendimin për ngritjen e këtij monumenti e ka marrë shumica e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, por me kundërshtimin e këshilltarëve të komuniteteve jo serbe.

Monumenti, siç kanë thënë ata, është financuar nga donatorët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit