3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Përmbytjet në Indi, 2 milionn të pastrehë, 95 viktima

Më të lexuarat

Përmbytjet e cilësuar nga kryeministri i Indisë si më të këqijat në kohët moderne kanë shkaktuar të paktën 95 viktima dhe pothuajse dy milionë të pastrehë. 

Situata në krahinën e Asamit vazhdon të jetë katastrofike edhe të enjten, ndërsa rreshje të reja krijojnë frikë për përshkallëzimin e krizës.

Lumi i Brahmaputrës doli nga shtrati më parë gjatë javës si rrjedhojë e rreshjeve të dendura 1-javore, duke përmbytur mbi dy mijë fshatra e duke shkatërruar me mijëra shtëpi në zonën verilindore të vendit.

Shumica e viktimave mbetën u mbytën në ujrat e rrëmbyer të lumit, por të paktën 16 persona humbën jetën për shkak të shkarjeve të dheut, kur një masiv i vendosi përfund.

Kryeministri Manmohan Singh konfirmoi të enjten e më shumë se gjysmë milioni persona jetojnë në çadra dhe kampe të ngritura me shpejtësi, ndërsa më shumë se një milionë janë zhvendosur në kushte të mjerueshme tek të afërmit e tyre.

Singh theksoi se autoritetet janë duke bërë të pamundurën për të asistuar të gjithë banorët e prekur nga përmbytja, por pranoi se kjo bëhet e vështirë në shumë zona, për shkak të nivelit të ujrave në rritje dhe përmasave të përmbytjes.

Një vend me 1,27 miliardë banorë, India është shteti i dytë më i populluar në botë pas Kinës, por për shkak të kontrollit të lindshmërisë në këtë të fundit, pritet që India të shndërrohet deri në 2020 në vendin më të populluar në planet. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit