2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përmbytjet në Evropë: 7 të vdekur

Më të lexuarat

Mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në gjithë Evropën qendrore, si pasojë e përmbytjeve vdekjeprurëse.

Operacionet e emergjencës janë në proces në Austri, Gjermani dhe Republikën Çeke, ku nivelet e lumenjve kanë arritur lartësi rekorde në disa vende.

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë çuar në vdekjen e së paku shtatë personave, raporton BBC. Sipas burimit të njëjtë, mbi tetë të tjerë figurojnë të zhdukur.

Në Republikën Çeke është shpallur gjendje emergjente mbarëkombëtare. Rreth 3,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë në pjesën perëndimore të vendit.

Autoritetet në Pragë janë në gatishmëri të lartë, për shkak të frikës së Lumi Volltava mund të përmbytë qendrën e saj historike.

Si një masë paraprake, qyteti ka mbyllur disa stacione të metrosë dhe ka ngritur mbrojtje metalike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit