3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përleshje në fabrikën kineze, Apple pezullon prodhimin

Më të lexuarat

Rreth 2 mijë punëtorë janë përfshirë në një përleshje të dielën në mbrëmje në një fabrikë kineze që prodhon produkte për kompaninë Apple.

Apple ka pezulluar prodhimin në fabrikë të hënën, në pritje të një hetimi mbi incidentin.
Rreth 5 mijë policë thuhet se janë dërguar në fabrikën Foxconn në qytetin verior kinez të Taijuanit.
Raportohet se janë dashur katër orë për vënien nën kontroll të situatës, derisa 40 persona thuhet se janë hospitalizuar.
Shkaku i incidentit nuk është i njohur, por disa raporte thonë se ai u shkaktua kur një roje sigurie e goditi një punonjës.
Fabrika ka 79 mijë punëtorë. Nuk është qartësuar nëse versioni i ri iPhone 5, prodhohet në fabrikën në Taijuan.
Foxconn gjithashtu prodhon produkte për Microsoft dhe Hewlett-Packard./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit