Dy të burgosur janë rrahur në burgun famëkeq të Koridhalos. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grek 33-vjeçar dhe një shqiptar 27-vjeçar. Ata u përleshën ashpër mes tyre dhe kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi në sektorin e 4-t të burgut. Dy të burgosurit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por shtypi grek shkruan se shqiptari është dënuar për trafik droge, kurse 33-vjeçari grek për grabitje. Konfrontimi i tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa motivet janë të paqarta.
Burgu i Koridhalos është kthyer në arenë lufte ku shepshhere mediat greke raportojnë për të vrarë e të plagosur brenda institucionit te vuajtjes së dënimit.