3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përleshje mes deputetëve, reagojnë KDI dhe VV

Më të lexuarat

E plotësuar: Dhuna që shpërtheu sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, së pari mes deputetit Latif Gashi dhe Rexhep Selimi, e pastaj edhe mes deputetëve Florin Krasniqi e Bekim Haxhiu, e ka historinë e vet, dhe buron pikërisht nga përdorimi i vazhdueshëm i një gjuhe të papranueshme për demokracinë parlamentare, thuhet në reagimin e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Në ndërkohë rreth këtij incidenti ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Duke përcjellë gjuhën jo tolerante në Kuvendin e Kosovës përgjatë vitit 2011 dhe sidomos në fillim të vitit 2012, KDI disa herë pati vlerësuar me shqetësim se debati në Kuvend ka degjeneruar në spastrim hesapesh personale deri në përmasat e terrorit verbal dhe po krijonte rrethana për akte dhune.

Prandaj, sipas vlerësimeve të KDI-së, gjuha jo-parlamentare e debatit si dhe përleshjet e dhunshme mes deputetëve krijojnë shumë dilema tek qytetarët mbi sigurinë e përgjithshme, liritë civile dhe demokracinë në vend.

“Po ashtu, incidentet mes deputetëve degradojnë edhe më tej Kuvendin e Kosovës si instancën supreme të pushtetit në Kosovë. Sikur që dëmtojnë imazhin e tërësishëm të Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare, në kohën kur vendi ka hyrë në procese të rëndësishme integruese siç janë heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë si dhe marrja e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave”.

Së këndejmi KDI kërkon nga partitë politike që kanë ulëse në Kuvend që të ndikojnë në uljen e tensioneve mes grupacioneve të ndryshme formale dhe joformale, sepse kjo reflekton pasiguri tek qytetarët e vendit.

KDI gjithashtu kërkon nga Presidentja e vendit që në përputhje me kompetencat e saja kushtetuese, të thërras një Tryezë të partive politike parlamentare për të dalë nga ngërçi i armiqësive, përmes debatit demokratik si preventivë që përplasjet mes deputetëve të mos nxisin përleshje në rrugë mes militantëve të pushtetit dhe të opozitës.

VV: Pasojat e SHIK-ut në Kuvend

Qe një kohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në mënyra të ndryshme hetimin mbi veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës, që ka qenë dhe mbetet shërbim sekret partiak, që nuk i është përgjigjur asnjë institucioni të Republikës së Kosovës, nuk i ka dhënë llogari askujt, si dhe nuk ka shpalosur asnjë nga aktivitetet që ka bërë dhe bënë ndër vite.

Kështu thuhet në një reagim të Lëvizjes vetëvendosje pas incidentit që ndodhi tw enjten në Kuvendin e Kosovës. Sipas kësaj lëvizje, populli i Kosovës ka të drejtën ta dijë se kush po i përgjon, kush po i shantazhon dhe kush po i frikëson qytetarët me agjentë.

“Në funksion të tentimit për të legalizuar një organizatë të tillë ilegale, qeveria dhe SHIK-u kanë orkestruar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe po tentojnë që nëpërmjet funksioneve publike të legjitimojnë agjentë të SHIK-u me të kaluar kriminale. Sot këta agjentë janë në qeveri, e fatkeqësisht janë edhe në Kuvendin e Kosovës, të ardhur aty me vota të vjedhura”.

“Thirrjeve tona për hetime parlamentare për këtë organizatë, ata u janë përgjigjur me më shumë panikë, shantazhe e kërcënime të ndryshme për deputetë, për të mos nënshkruar iniciativën për inicimin e komisionit parlamentar për SHIK-un. Kohëve të fundit kanë filluar të kërcënojnë edhe gazetarë e fytyra publike, për të mos folur për SHIK-un. Por sa më shumë ata mundohen ta mbajnë të mbyllur dosjen e SHIK-ut, aq më shumë shtohet nevoja për të ditur të kaluarën e saj”.

“Sot, pa provokimin më të vogël, deputeti Latif Gashi është munduar ta kërcënojë deputetin Rexhep Selimi që të mos flasë për SHIK-un gjatë një prononcimi për media. Ndoshta përvoja e z. Gashi nga SHIK-u e bën të mendojë se ai mund t’i ndalë të tjerët të mos flasin, e bën të mendojë se mund t’i kërcënojë të tjerët. Z. Gashi duhet ta dijë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur në qëllimin e vet për të zbuluar të vërtetën, për të zbardhur krimet ndaj popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës meriton të dijë”.

“Fatkeqësisht, provokimi i z. Gashi dhe tentativa e tij për të ngulfatur fjalën e lirë të deputetëve, dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka eskaluar në një përleshje fizike, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje shpreh keqardhje. Në atë moment, në përleshjen fizike është përfshirë edhe agjenti tjetër i SHIK-ut në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka përsëritur provokimin e Gashit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes duke garantuar se “do të vazhdojë e palëkundur në rrugën e saj për të krijuar një shoqëri të zhvilluar demokratike e mbi të gjitha transparente”. /Telegrafi/

Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së

Deputeti i PDK-së, Latif Gashi-Lata dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë përleshur fizikisht para pak çastesh tek dalja e Kuvendit të Kosovës.

Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për këtë organizatë, me ç’rast ka reaguar Selimi, duke i thënë atij se unë flas për këtë çështje, njofton “Zëri”.

Pas përleshjes fizike në mes tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Meqenëse Kamishi është gjakosur në fytyrë, atij i kanë ndihmuar bashkëpunëtorët e tij që të largohet nga Kuvendi, duke e dërguar në drejtim të oborrit të Qeverisë, ndërsa Krasniqi momentalisht ndodhet në hollin e Kuvendit, i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Në këtë përleshje janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorët e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së, përkatësisht shoferët dhe truprojat e tyre. /Telegrafi/

Në këtë përleshje janë inkuadruar edhe bashkëpunëtorët e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së, përkatësisht shoferët dhe truprojat e tyre. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit