Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione të ashpra mes deputetëve.
Deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë qenë afër përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës, gjatë fjalimit të ministres Dhurata Hoxha në foltore.
Hoxha, pasi ka marrë fjalën, ka folur për rastin e vrasjes së Astrit Deharit.
Ndër të tjera ajo Vetëvendosjen e ka quajtur si parti pro ruse.
Pas kësaj, pati reagime të ashpra të deputetëve të VV-së të cilët, kanë krijuar zhurmë gjë që bëri të ndërpritet fjalimi.
Më pastaj, kryesuesi Xhavit Haliti, ka kërkuar pauzë, gjë që nuk ndodhi, pasi u krijuan tensione dhe përplasje mes tyre.
Në anën tjetër, shumica e deputetëve të VV-së dolën përpara, por përplasja u evitua pasi deputetët tjerë reaguan për të shmangur një gjë të tillë.
Ndërkaq, Dhurata Hoxha e vazhdoi sërish fjalimin e saj pasi u qetësua situata dhe pas fjalimit të Haradinajt, por deputetët e VV-së sërish bënin zhurmë për të mos lejuar fjalimin e saj.
Kjo seancë u mbajt si interpelancë për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit./tg