Sot në mesditë në lagjen e Sharbanëve, në Kodrën e Trimave në Prishtinë ka ndodhur një përleshje e armatosur në mes dy grupeve, ku si pasojë është plagosur një kalimtar i rastit me inicialet I. B , i cili është transportuar në QKUK. Kurse, Policia ka arrestuar një person dhe është në kërkim të personave të tjerë të njohur.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate për media të lëshuar nga Policia e Kosovës, ku thuhej se Policia me të marrë informatën ka dalë në vend ngjarje me ç’ rast kanë bërë arrestimin e njërit nga të dyshuarit H. J. i moshës 30 vjeçe dhe gjithashtu nga ky i dyshuar është konfiskuar një armë AK 47.
“Policia e Kosovës tashmë është në vendin e ngjarjes për të bërë shikimin e vendit dhe për të mbledh të gjitha provat dhe dëshmitë e mbetura në vendngjarje.Gjithashtu zyrtarët policor janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar, persona këta që tashmë janë të njohur për policinë”.
Ndryshe, sipas burimeve të KosovaPress-it në njërin nga grupet ishte vëllai i Enver Sekiraqes, i cili po kërkohet nga Policia.kohaislame