-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përleshja tek Rruga e Kombit, Xhafaj: Precendent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një deklaratë për median e quan protestën e sotme në Rrugën e Kombit: “Një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues.”

Dhe nënvizon: Kush nxit dhunën e anarashinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Xhafaj tha se janë 12 efektivë të FNSh që janë lënduar lehtë ndërsa një efektiv është plagosur më rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ne përleshje individe me të shkuar kriminale

Ministri Xhafaj shtoi se mes protestuesve ka pasur dhe individe me të shkuar kriminale

Xhafaj: Manifestimi i presupozuar paqësor u kthye menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe kundër pasurisë publike e sasja private. Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit.

Shpreh gjithë mbështetjen dhe respektin për të gjithë ata qytetarë të një zone të dalluar për ndershëmëri, krenari e fisnikëri sikurse është zona e Kukësit të cilët u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm si edhe ndaj atyre që nxisin veç zjarrin dhe dhunën për interesa politike e nuk u bënë pjesë e atyre që pa asnjë shkak sulmuan egërsisht punonjësit e policisë së Shtetit dhe shkatërruan pasurinë publike e private./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit