3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Përkundër donacioneve, gjendja në QKUK mbetet e njëjtë

Më të lexuarat

Që nga paslufta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë derdhur donacione të shumta, mirëpo pavarësisht kësaj, gjendja në këtë institucion shëndetësor mbete te njëjtë.
 
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë dhënë rreth 2 milionë euro donacione për QKUK-në, mirëpo kushtet e punës dhe infrastruktura nuk kanë ndryshuar.
Pacientët thonë se në disa klinika dhe ambulanca specialistike inventari është shumë i dëmtuar.
 
“Kemi prit katër orë, në podrum aty jemi mërdhi, katastrofë nuk kishim as ku me u ul”.
 
“Ska kushte as send këtu ne këtë vend, po thonë kishe janë tu punua po send nuk janë tu bo.”.
“Sot kam ardhë 20 euro barna i bleva sa për fillim ku me e ditë edhe sa duhet deri sa të dal, e kom pru nanen nesër ka me hy në operacion veç send këtu nuk ka”.
 
Zyrtarët të Komisionit për donacione thonë se që nga viti 2012 përfituesit më të mëdhenj kanë qenë Klinika e Pediatrisë, e gjinekologjisë dhe ajo e neonatologjisë.
 
Mirëpo sipas tyre interesimi i donatorëve është në rënie.
“Për fat të keq interesimi i donatorëve kohëve të fundit ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitet e para të pas luftës, mirëpo ne si komisioni i përcjellim të gjitha kërkesat e klinikave dhe po mundohemi që të gjejmë donator serioz”, tha drejtoresha e Komisionit për donacione, Rina Limani.
 
Komisioni për donacione është formuar në vitin 2012, derisa para kësaj periudhe donacionet në klinikat e QKUK-së, janë regjistruar në forma të ndryshme dhe se nuk dihet saktë vlera e investimeve.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit