4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përkdhele kokën e jetimit

Më të lexuarat

Mos e nënçmo bonjakun (jetimin) e lypsin mos e refuzo me ashpërsi. (Duha: 9-10).

Jepni pasurinë jetimëve (kur të bëhen të aftë e vetvetes), mos ua ndërroni të keqen (nga pasuria juaj) me të mirën (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është mëkat i madh. (Nisa: 2).

E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?. E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)? Me liruar skllavin (nga skllavëria), ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët) bonjakun e afërm. (Beled: 11-15).

A di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë (e shpërblimit)? E ai është, i cili ashpër i dëbon jetimët dhe nuk nxitë që të ushqejnë të varfërit.

Dhe të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’i bëni mirë atyre është vepër e bukur, e nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, se Alllahu di të dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t’ju detyronte me punë të vështira, se Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (Bekare: 220).

Le të druajnë (prindërit) nëse ata lënë pas veti fëmijë të mitur duke u brengosur për ta (nëse mbesin jetimë), le të i frikësohen Allahut dhe le të flasin drejtë. Me të vërtetë, ata që hanë mallin e jetimit me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.

Transmetohet nga Sehl ibn Sa di,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, jemi në xhenet kështu (bëri me shenjë me dy gishtrinjët, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm), dhe i hapi ata.

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se MuhaTransmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Ai që furnizon një grua e cila është e ve dhe një të ngratë. Ai është sikurse ai i cili lufton në rrugë të Allahut.Ebu Hurejra thotë: Mendoj se ka thënë (pejgamberi, alejhi selam): Ai është sikur ai që falet natën pa ndërprerë dhe si agjëruesi i cili agjëron pandërprerë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- rrëfen se një njeri iu ankua Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,- se zemra e tij është vrazhdësuar. Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Përkëdhele kokën e jetimit dhe furnizoje të ngratin.
medi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Kush përkujdeset për një jetim në mesin e muslimanëve dhe e afron të hajë ushqim dhe të pijë me të, Allahu do ta vulosë (siguroj) hyrjen e tij në Xhenet, nëse ai nuk e vepron ndonjë mëkat i cili nuk falet.

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Kush përkujdeset për tre jetima, llogaritet sikur ai i cili falet tërë natën, agjëron ditën, zgjohet në mëngjes dhe shkon me shpatën e tij në luftë për ngritjen e fjalës së Allahut. Unë dhe ai do jemi në xhenet sikur këto dy motrat, dhe bëri shenjë me dy gishtat (të mesmin dhe gishtin tregues dhe nfund i afroi dhe i bashkangjiti).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ; Allahu ia ka bërë obligim vetes së Tij që katër njerëzve mos të ua lejoj hyrjen në xhenetin e Tij si dhe shijimin e begative të xhenetit të Tij.

Pijanecit, ngrënësit të kamatës, ngrënësit të pasurisë së jetimit, dhe mosrrespektuesin e prindërve se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “I pashë (natën e israsë dhe miraxhit) disa njerëz, të cilët i kishin buzët e tyre sikur buzët e deveve dhe disa të tjerë vinin me shkëmbinjë të zjarrtë, ua hidhnin në gojët e tyre dhe atyre u dilte nga ana e prapme. Dhe thash(thotë pejgamberi alejhi selam): O Xhibril, kush janë këta? Xhibrili tha: Ata që e hanë pasurinë e jetimëve me pa të drejtë, nuk ka dyshim se ata hanë atë që mbush barqet e tyre me zjarr.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit