1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Perimet jeshile “rinojnë” trurin njerëzor deri 11 vjet

Më të lexuarat

Studimi ka treguar se personat që konsumojnë spinaq në bazë ditore dhe perimet jeshile kanë deri 11 vjet “tru më të ri” nga personat që nuk kanë konsumuar këto produkte ushqimore
 
 
Shkencëtarët amerikan kanë zbuluar se konsumimi i perimeve me gjethe jeshile mbron dhe rinon trurin e njeriut.
 
Shkencëtarët e Universitetit amerikan në Chicago kanë kryer një studim mbi ndikimin e spinaqit në qelizat e trurit të 850 personave të moshës 81 vjeçare. Studimi është bërë në bazë të analizës së aftësive të tyre mendore dhe zakonet e të ushqyerit. Studimi ka treguar se personat që konsumojnë spinaq në bazë ditore dhe perimet jeshile kanë deri 11 vjet “tru më të ri” nga personat që nuk kanë konsumuar këto produkte ushqimore. 
 
Duke treguar për pronat medicinale të perimeve jeshile të pasura me vitaminë K, beta-karoten dhe antioksidansë të ndryshëm, shkencëtarët rekomandojnë konsumimin e këtyre sendeve ushqimore edhe për parandalimin e sëmundjeve të shumta, në mesin e të cilëve edhe sëmundjes Alzheimer. 
 
Rezultati i kërkimeve të studimit në fjalë janë prezantuar në Konferencën e Biologjisë Eksperimentale në SHBA. Më parë, shkencëtarët suedez kanë konfirmuar se konsumimi i perimeve jeshile ndihmon në forcimin e muskujve, që është edhe më parë promovuar në filmat vizatimor përmes karakterit të popullarizuar Popeye, i cili rivalin e tij Bluto e mposhtë duke ngrënë spinaq./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit