0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

PËRHAPET RREZIKU I ARMËVE KIMIKE NË SIRI

Më të lexuarat

Në Siri ku dhuna vazhdon të sundojë edhe armët kimike përbëjnë rrezik të madh…

Navaf Faris një qeveritar i nivelit të lartë në Siri i cili u nda nga detyra kur ishte ambasador në Bagdad dhe u bashkua me opozitarët, vazhdon ta kritikojë rëndë udhëheqjen e Esadit.

Faris u prononcua për BBC-në dhe hodhi pretendimin se Esad është duke u përgatitur për të përdorur armë kimike.

Ai gjithashtu pretendoi se ka lajme të pa pohuara ende që këto armë mund të jenë përdorur në mënyrë të kufizuar në Humus.

Faris i cili aktualisht gjendet në Katar ndër akuzave të tjera tha se disa sulme me bomba të cilat kanë shkaktuar humbje të rënda në Siri, janë organizuar nga vetë udhëheqja siriane duke përdorur Al Kaedën.

Navaf Faris duke i krahasuar udhëheqësit sirianë në pushtet me një “ujk të plagosur” tha se heqja e Esadit nga posti i ku është mund të arrihet vetëm me forcë.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit