1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përgojimi i jomuslimanëve ka dënim të njëjtë me përgojimin e muslimanëve?

Më të lexuarat

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut, Mbikqyrësit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij..

E para: Në edukatën dhe sjelljen e muslimanit nuk bën pjesë e folura e turpshme dhe rrugaçe. Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Besimtari nuk ofendon, nuk mallkon, nuk është i paturp dhe i pacipë.” (Tirmidhiu, saktësoi shejh Albani)

Kush e bën shpesh një gjë, ajo më pas i bëhet shprehi. Kështu, nëse dikush përgojon shpesh jobesimtarët, do të gabojë duke përgojuar edhe muslimanët.

E dyta: Nëse përgojimi i jomuslimanit ka të bëjë me të metat trupore, siç është: gjatësia e trupit, forma e hundës, madhësia e gojës etj, atëherë e ka të ndaluar përmendjen e tyre, sepse në këtë formë tallet me krijimin e Allahut. Por, nëse përgojimi ka të bëjë me cilësitë negative të tij dhe me sjellje që ai i bën haptas, siç është: imoraliteti, konsumimi i alkoolit, përdorimi i drogës etj, atëherë nuk ka pengesa për këtë.

Nuk lejohet përgojimi i personit jomusliman, i cili jeton në vendet islame dhe i paguan taksat shtetit islam. Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Kush përgojon apo shpif për dhimiun (jomuslimani i lirë nën mbrojtjen e htetit islam, i cili paguan taksat), ai e ka merituar Zjarrin e Xhehenemit.” (Ibn Hibani)

Fetvatë – Muhamed Salih el Munexhid

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit