1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

‘Përgjimet’, operatorët celularë u nënshtrohen intervenimeve intensive teknike

Më të lexuarat

Stacionet bazë të operatorëve të telefonisë celulare siç mëson Alsat M ditëve të fundit u janë nënshtruar intervenimeve intensive teknike. Ekipet e operatorëve kane punuar pa ndërprerë 48 orë në stacionet bazë të tyre në Shkup por edhe qytetet tjera të vendit. Qëllimi i këtyre intervenimeve ende nuk është i qartë dhe vjen vetëm disa ditë pas publikimit të aferës së përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev, i cili akuzoi pushtetin se ka përgjuar mbi 20 mijë qytetarë të saj. Për tu theksuar është fakti se një pjesë e mirë e këtyre stacioneve bazë të operatorëve celularë të vendit janë të vendosura në kuadër të objekteve të MPB gjegjësisht stacioneve policore nëpër qyet të ndryshme të vendit. Siç mëson Alsat-M, MPB-ja ka nisur letra zyrtare në adresë të stacioneve policore ku janë të vendosura stacionet baze të operatorëve  duke i informuar se ekipet teknike të operatorëve duhet lejuar të intervenojnë. Ekspertë të çështjeve juridike por edhe vetë lideri i opozitës thonë se përgjimi masiv i qytetarëve nuk ka qenë e mundur të bëhet pa dijeninë dhe përkrahjen e operatorëve celular të vendit.

 

“Një operacion i tillë i gjerë i përgjimit dhe incizimi i mbi 20 mijë qytetarëve është i pamundur pa pjesëmarrjen e MPB, gjegjësisht Drejtorin për siguri dhe kundërzbulim dhe pa lidhjen konkrete të operatorëve mobil”, deklaroi kohë më parë Zoran Zaev, kryetar i LSDM.  

 

“Përgjimi në këtë formë masive mund të kryhet kryesisht vetëm përmes operatorëve mobil. Në suaza botërore një përgjim i tillë masiv nuk është i njohur, së paku deri më sot. Normal që operatori është bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale pasi pa të nuk mund të përgjohen komunikimet. Megjithatë për fat të keq edhe kur u miratua kodi penal thashë se nuk është e mundur që ai që përgjon ilegalisht të mos përfshihet në ligj. Pra operatori është i vetëdijshëm se duhet të veproj në bazë të ligjit por me urdhër të gjyqit të përgjoj një numër të caktuar të personave megjithatë nuk guxon të lejojë përgjimin edhe të qytetarët tjerë për të cilët nuk ka urdhër nga gjykata”, tha Vlladimir Pivovarov, ish drejtor i shërbimit ushtarak për zbulim.

 

Alsat M ka ka kërkuar përgjigje nga kompanitë celulare se cili është qëllimi i intervenimit teknik mbi stacionet e tyre bazë në vend. Deri tani kemi marr përgjigje vetëm nga operatori VIP por jo edhe nga operatorët ONE dhe T-Mobile

 

 “Sa i përket pyetjes suaj se të gjithë operatorët ndërrojnë kabllot në të gjitha stacionet bazë, ju informojmë se tek operatori VIP nuk ka dhe nuk planifikohet një aktivitet i tillë teknik”, njoftojnë nga operatori celular VIP. 

 

Ditë më parë Agjencia për Komunikim Elektronik u distancua nga ky skandal rreth përgjimeve duke thënë se ky institucion reagon ndaj MPB apo operatorëve mobil vetëm nëse ka problem ndërmjet dy bashkëpunuesve. /Alsat-m

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit