9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përgjigjia fenomenale e pedagogut: Na trego spitalin ku do fillojë punë, që të mos shkojmë

Më të lexuarat

Pedagogu Ermal Hasimja, njëkohësisht drejtues i shkollës së mesme “Ernest Koliqi”, i ka kthyer një përgjigje fenomenale prindit të njërit prej nxënësve që mësojnë në shkollën e tij.

Si duket prindi ka patur kërkesa më tepër seç fëmija meriton, dhe ka marrë këtë përgjigje:

I dashur prind

Lexova me vëmendje mesazhin tuaj me ankesat për notat e djalit. Siç e prisja, ju nuk keni ankesa për shkollën, por për notat. Për këtë arsye, vendosëm të ndërmarrim hapat e mëposhtëm për të rritur notat e djalit:

  1. Çdo mëngjes para se të fillojë mësimi do shërbejmë djalit kafen e mëngjesit (me qumësht besoj) që të ndihet rnirë psikologjikisht. Pampersat besoj se ia ndërroni vetë.
  2. Tri herë në ditë mësuesi i matematikës do t’i recitojë disa vargje rnagjike nga një libër rnagjish egjiptiane, ndërsa mësuesja e gjuhës do këndojë yshtje kundër syrit të keq.
  3. E udhëzuam mësuesen e fizikës që pasi të shpjegojë mësimin për gjithë klasën, të bëjë një shpjegim në version hip-hop ekluzivisht për djalin tuaj (meqë ndryshe nga nxënësit e tjerë që ka. për modele frymëzues shkencëtarë e sipërmarrës, diali juaj ka model Noizin dhe Stresin).
  4. Meqë ju këmbëngulni se nuk duhet t’i lodhim fëmijët me shkencë mësuesja e kimisë tani e tutje do ta pyesë vetëm për efektet e Redbullit dhe patatinave mecjenëse kemi konstatuar se këto i njeh më mirë se lëndën.
  5. Nëse këto masa nuk funksionojnë kemi vendosur që t’ju emërojmë Juve personalisht Kryevlerësues të djalit tuaj dhe t’u japim të drejtën e vënies së notave. Natyrisht vetëm për djalin tuaj, sepse prindërit e tjerë kanë qëlluar të përgjegjshëm.

Meqënëse po ju plotësojmë ëndrrën tuaj në sirtar për të patur një fëmijë të shkëlqyer me nota pa u lodhur me librat në këmbim ju kërkojmë një nder. Kur djali të mbarojë universitetin e të bëhet mjek, siç ëndërroni ju, ju lutemi të na njoftoni në cilin spital do t’i gjeni punë më mik. Thjesht ta dimë se njerëz jemi e na verbon shejtani sytë e na çon te ai spital dhe marrim më qafë veten a familjen. Faleminderit për bashkëpunimin. Ermal Hasimja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit