Policia në një qytet në Australi, çdo ditë dëgjojnë histori nga më të ndryshme nga shoferët e pa kujdesshëm që kapen duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Duke shpresuar se do t’i ikin dënimit, ata shpesh madje shfaqen kreativ, dhe kështu policët nuk kanë mundur t’i rezistojnë përgjigjeve të tyre të cilat i kanë publikuar në Twitter, transmeton Telegrafi.
Këto janë disa nga arsyetimet më kreative:
“Kam pasur nevojë urgjentisht të shkoj në tualet, fëmijët më kanë shkaktuar probleme në bark”
“Jam ngutur që t’ua blejë fëmijët NANDO’s (mish pule)”
Dhe ky është fituesi: “Erërat e forta më kanë shtyrë”