-2.4 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Përgjegjësia e privilegjit

Më të lexuarat

Përgjegjësia e privilegjit

Gjuhëtari i njohur dhe aktivisti politik shprehet se intelektualët kanë një detyrë morale për ti mbajtur qendrat e pushtetit nën llogari.
Gjuhëtari dhe aktivisti politik Noam Çomski, tashmë në moshën 84 vjeçare, mbetet më  fuqishëm se kurrë më parë. Popullariteti i tij – apo fama e tij ashtu siç mund të thonë disa- vijon për shkak sepse ai ende po i kritikon politikanët, liderët e biznesit dhe figura të tjera të fuqishme  për mosveprime në interesin më të mirë të publikut. Në zemër të punës së Çomskit është shqyrtimi i mënyrës se si elitat e ushtrojnë pushtetin e tyre për kontrollin e miliona njerëzve, dhe se si e shtyjnë publikun që të rezistojë.
Në këtë episod të “Flisni me Al Xhazira”, Noam Çomski vihet përballë me Resiland Xhordan për të folur rreth dy gjurmëve kryesore të jetës së tij: kërkimit dhe aktivizimit politik. Dhe është aktivizimi i tij që e mban këtë studiues amerikan,  të lidhur mirë me ligjërimin publik edhe në dekadën e tij të nëntë. “ Aktivizimi tek unë daton shumë përpara punës profesionale”, thotë Çomski. “ Unë u rrita me këtë mënyrë. Pra isha një aktivist politik qysh adoleshent në vitet 1940, para se të kisha dëgjuar ndonjëherë rreth gjuhësisë”.
Duke diskutuar rreth politikës amerikane, ai ia vesh popullaritetin në rritje të lëvizjes Tea Party (Partia e çajit), dhe opozitën fanatike ndaj Presidentit Barak Obama, nga disa qarqe, asaj çka ai e quan “ paranoja patologjike”. “Kjo është diçka që ekziston në vend. Është një vend shumë i frikësuar, kështu ka qenë gjithnjë,” shprehet ai. Në të njëjtën kohë, Çomski e sheh Obamën në vetvete si një njeri pa një “qendër morali”. “Nëse ju shikoni në politikat e tij, unë mendoj se kjo është ajo çka ato zbulojnë. Dua të them se ka disa retorika të bukura këtu por kur shikoni në politikat aktuale…… fushata e gjuetisë së shtrigave është një shembull i mirë i përkryer, dua të them se është një fushatë globale vrasjesh.”
Lidhur me zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, Çomski citon:“ nuk kishte asnjë përçapje nga Obama  madje për tu përpjekur apo për ta frenuar atë. “Obama u thotë Netanjahut dhe liderve të tjerë të Izraelit: Do tju trokasë lehtë në dorë, por ecni përpara dhe bëni çfarë të doni….. Pra në fakt, Obama është aktualisht i vetmi president që nuk i ka imponuar kufizime të vërteta Izraelit”. Çomski kritikon gjithashtu programet neoliberale, për të cilat ai thotë se kanë luajtur një rol të madh në krizën e vazhdueshme globale financiare dhe janë “mjaft të dëmshme” “pothuajse kudo që janë zbatuar.”  Në vitet 1950 dhe 1960 që ishte periudha e rritjes më të lartë ekonomike në historinë e Amerikës, institucionet amerikane ishin të rregulluara. Rregullat e reja të “Kursit të Ri” u vendosën dhe atëherë nuk kishte asnjëherë krizë financiare….. Duke filluar nga vitet 1970 u ndryshuan në mënyrë tepër dramatike. Ishin vendimet e marra- dhe jo ligjet e natyrës- që rindërtuan ekonominë. “Dhe dekada më vonë, këto vendime kanë rezultuar në një situatë që “ me të vërtetë është një katastrofë, “ thotë ai. Por Çomski mendon gjithashtu se “ asgjë nuk ka shkuar kurrë kaq larg. Çdo gjë mund të kthehet; Këto janë vendimet e njeriut. Ai theksoi gjithashtu faktin se “Sa më shumë privilegje që të keni, aq më shumë mundësi ju keni. Sa më shumë mundësi që të keni, aq më shumë përgjegjësi ke”.
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit