0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Përgjatë 8 viteve, rreth 19 mijë civilë janë vrarë gjatë Ramazanit në Siri

Më të lexuarat

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se gjatë periudhës së muajit të Ramazanit dhe festave të Bajramit, që nga viti 2011 e deri tani janë vrarë 18.974 civilë.

Sipas raportit të SNHR-së, që nga viti 2011 kur ka filluar lufta e brendshme e deri më tani gjatë Ramazanit dhe festave të Bajramit në Siri janë vrarë nga grupet në konflikt 18.974 civilë, 2 mijë e 675 prej tyre fëmijë dhe 2 mijë e 339 gra.

Forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Bashar al Asadit dhe terroristët e huaj me mbështetje të Iranit për periudhën 8 vjeçare në fjalë kanë vrarë gjithsej 16 mijë e 114 civilë, nga të cilët 2 mijë e 196 fëmijë dhe 1 mijë e 967 gra, ndërsa forcat ruse kanë masakruar 246 civilë, prej të cilëve 46 fëmijë edhe 51 gra.

Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK ka vrarë gjithsej 156 civilë në mesin e të cilëve 27 fëmijë dhe 16 gra, kurse organizata terroriste DEASH ka vrarë 1 mijë e 137 civilë, nga të cilët 89 fëmijë dhe 102 gra.

Po ashtu në sulmet e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it kanë humbur jetën 307 civilë, nga të cilët 174 fëmijë dhe 49 gra, kurse opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar vdekjen e 412 civilëve, prej të cilëve 67 fëmijë dhe 110 gra.

Gjithashtu janë vrarë edhe 602 civilë nga të cilët 76 fëmijë dhe 44 femra, të cilët janë vrarë nga palë të pa identifikuara.

Në raportin e SNHR-së theksohet se vetëm në festat e Bajrameve janë vrarë 1 mijë e 704 civilë, ku sipas kësaj forcat e regjimit kanë vrarë 1.475 civilë, Rusia 30, YPG.PKK-ja 28, DEASH-i 19, opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit 33, koalicioni ndërkombëtar 14 dhe 105 civilë janë vrarë nga palët e paidentifikuar./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit