0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përgënjeshtrohet atentati ndaj ish-presidentit të Polonisë

Më të lexuarat

Prokurorët në Poloni hodhën poshtë spekulimet se gjurmë eksplozivi u gjetën në avionin e presidentit Lech Kaczynski, duke kundërshtuar kështu një artikull të bujshëm të botuar në të përditshëm “Rzeczpospolita”, në numrin e së martës.
Duke kundërshtuar “burimet e sigurta” të së përditshmes më të madhe në vend, koloneli Ireneusz Szelag, kryetari i grupit hetimor ushtarak, deklaroi se nga provat e tanishme, nuk është zbuluar asnjë gjurmë dinamiti apo lënde tjetër shpërthyese në avionin që u përplas pranë qytetit rus të Smolenskut.

Pavarësisht provave të munguara, opinionin publik në Poloni akuzon në shumicë Shërbimet e Fshehta Ruse, si organizatore të aksidentit.

Avioni “Tupolev-154” u rrëzua më 10 prill të vitit 2010 në afërsi të një aeroporti ushtarak, duke shkaktuar vdekjen e presidentit në fuqi dhe të 95 personave që udhëtonin me të, midis të cilëve edhe disa prej funksionarëve më të lartë të shtetit, transmeton TCH.

Autoritetet ruse që hetuan incidentin, të drejtuara nga Vladimir Putin, atëherë kryeministër, arritën në përfundimin se kishte qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia e pilotëve dhe kushtet e vështira atmosferike.

Por, pala polake u tregua skeptike ndaj përfundimit të këtij hetimi, duke vendosur që të lëshonte edhe ajo hetimin e saj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit