Hulumtimet thonë se kjo mënyrë e përgatitjes e ndalon trupin të absorbojë përbërje të quajtura glukosinolate, gjë që mund të luajë rol në uljen e rrezikur për kancer të mushkërive të bardha dhe të zorrës së trashë.
Në një hulumtim në vitin 2011, hulumtuesit kanë krahasuar nivelin e glukosinolateve tek njerëzit që kanë ngrënë brokoli dhe tek ata që kanë marrë shtesa nga ekstrakt i brokolit.
Kanë zbuluar që kjo perime përmban proteina të rëndësishme që ndihmon të tresë glukosinolatet për absorbim, ndërsa shtesat nga ekstrakti nuk e kanë pasur këtë protein. Pjesëmarrësit të cilët kanë përdorur shtesa artificiale kanë pasur tetë herë më pak glukosinolate në gjak dhe në urinë, sesa ata që e kanë ngrënë brokolin e freskët.
Zgjidhja për këtë problem është të ruani ujin e zierjes për ta përdorur më vonë. Shumë hulumtues rekomandojnë ruajtjen e ujit të brokolit për ta përdorur në supë ose sos.