2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Përgatisni vetë ilaçin për shërimin e herpesit (etheve në buzë)

Më të lexuarat

Ethet në buzë (Herpes) shkaktohen nga virusi Herpes simplex, i cili bën pjesë në grupet e ndryshme të mëdha të herpesit.

Si mund të infektoheni?

Virusi Herpes simplex tip 1 i cili shkakton krijimin e fluskave në lëkurë përreth dhe në buzë (herpes labialis), bartet përmes kontakteve direkte të lëngjeve trupore të infektuara apo sekrecioneve të lëkurës së shëndetshme dhe mukozës. Pastaj përmes gjakut dhe limfës bartet në inde tjerë. Më së shumti përqëndrohet në qelizat nervore përreth, ku fshihet nga mbrojtja njerzore.

Pas infektimit sëmundja fillon me kruarje karakteristike, ngacmim dhe dhimbje të gojës. Pas gjashtë orëve, ose pas disa ditësh paraqitet fluskë apo grup fluskash. Ato pëlcasin dhe kalojnë në dregëza, të cilat thahen dhe bien. Dhimbja është e pranishme kryesisht gjatë kohës së fluskave. Nyjet lokale limfatike janë të zmadhuara dhe me dhimbje. Dhimbja përfundon rreth pesë ditë deri në dhjetë ditë.

Herpesi paraqitet në buzë, në kufi të lëkurës dhe mukozës, kurse mundë të zgjërohet në faqe, hundë dhe mjekërr. Rrallëherë simptomet paraqiten në gojë, kurse nëse paraqiten atëherë janë të mundshëm në qiellzë apo vetëm në mishin e dhëmbëve. Kjo më së shpeshti ndodhë te foshnjat dhe fëmijët e vegjël me temperaturë. Pacienti ekskreton (tajit) virus në sasi të mëdha në ditët e para të sëmundjes. E hasim në pështymën e tij dhe duartë. Virusi është nikoqir i maskuar i njeriut. Është interesante se në mesin e popullatës me një standard të lartë të jetesës në periudhën e pubertetit infektohen 30-50% të popullsisë. Në vendet në zhvillim, në të njëjtën periudhë janë të infektuar 90%. Pas infeksionit fillestar, virusi herpes mbetet në trupin e njeriut gjatë gjithë jetës së tij. Kohë pas kohe riprodhohet, duke rezultuar në shenja tjera klinike.

Riparaqitjen e herpesit e shkaktojnë faktorë të ndryshëm të brendshëm, të tilla si temperatura e lartë, probleme të tretjes, imuniteti i ulët, stresi, operacionet, menstruacionet dhe ftohjet. Gjithashtu herpesin e shkaktojnë lehtë edhe ndikimet nga jashtë, re-infeksionet, drita ultraviolete, kafja dhe cigaret. Ndryshimet ndodhin gjithnjë në të njëjtin apo saktësisht në të njëjtin vend, ku ka qenë herpesi i mëparshëm.

Përgatisni vetë ilaçin për shërimin e herpesit

GJithçka që ju duhet është të keni:

vaj ulliri
vaj lavandeje
vaj eterik balsami.

Në një filxhan kafeje hudhni një lugë kafeje vaj ulliri. I shtoni pesë pika vaj eterik balsami si dhe dy pika vaj lavandeje.
Përzieni të gjithe përbërësit. Lereni që lëngu i fituar të qëndrojë për gjysëm ore dhe pastaj lyeni vendin 3-5 herë në dit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit