1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përgaditja e liderëve të ardhmërisë

Më të lexuarat

Kjo temë i ka preokupuar njerëzit që miren me aspektet e liderisë dhe administratës në organizata, sidomos në kohën e nxitimit informatik dhe teknologjik.

Ndjeshmëria e kësaj teme del në shesh në formë të qartë gjatë presioneve dhe krizave që i përjetojnë organizatat.

Organizatat dallojnë për nga dallimi i liderëve.

Ka lidership autokratik, i cili nuk lejon mendimet dhe pikëpamjet e ndryshme, vazhdimisht mbështetet në raportet e ulta të udhëzimeve dhe urdhërave drejtuar nëpunësve. Madje e përkufizon mendimin, e skajëson procesin e konsultimit, kështu lindin nëpunës që mësohen të zbatojnë, pa inovacion dhe perfektësi. Mbyten aspiratat dhe shpresat. Nëse një nëpunës e ngrit zërin dhe debaton ose i ofron mendimet dhe idetë e tija, ai shpërblehet duke e vënduar nën thjerrëz për tia gjuajtur gabimet, duke ia ngushtuar mundësitë, e zakonisht kjo çeshtje përfundon me “dorëhjeqje”. Kjo na tregon se ky lloj i lidershipit e skajëson rolin e nëpunësve, e eliminon ndikimin e tyre dhe i shndërron ata në mjet i cili nuk punon përveç se me sustë!

Në prani të kësaj udhëheqësie autokrate ndodhin kriza dhe gjendje emergjente, në këtë rast udhëheqësia kthehet në drejtim të nëpunësve që të qëndron me ta dhe tu ndihmon në tejkalimin e sprovës, mirëpo do të gjen vetëm nëpunës që u ngjajnë mjeteve!! Madje nuk do të gjen njeri që është i aftë për të kërkuar ndihmë.

Kjo i kthehet sjelljes udhëheqëse autokrate, e cila i neglizhoi nëpunësit në kohë të komoditetit e ata e tradhtuan në kohën e vështirësisë.

Dr. Jahja Abdul-Hamid Ibrahim në librin e tij “Sfidat administrative dhe përgaditja e udhëheqësisë së ardhmërisë” thotë: “Steriliteti udhëheqësor dhe mungesa e rradhëve të dyta të udhëheqësive alternative janë prej reziqeve më të rëndësishme që rezikojnë ardhmërinë e organizatave tona”.

Kurse lidershipi demokratik kujdeset për zhvillimin e punonjësve, i konsideron ortak të vetët në sukses. Ky ambient është i bollshëm për zhvillimin e udhëheqësisë së ardhmërisë nga të rinjtë punonjës. Udhëheqësia e vërtetë është ajo që vepron për zhvillimin e tjerëve dhe realizimin e ëndrës dhe egos së tyre, duke i bërë ata pjesmarrës në vendimarrje, kontaktet me lart, zhvillimin dhe stërvitjen, përgaditjen e vazhdueshme dhe zëvendësimin e përshtatshëm të punëtorit të përshtatshëm në kohën e përshtatshme.

Kujdesi i vazhdueshëm për stërvitjen e rradhëve të dyta për udhëheqësi në organizata është prej prioriteteve më të rëndësishme të udhëheqësisë demokratike. Lideri aktiv është ai që rrethekohet me lider, andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ishte lider, rrethekohej me njerëz lider si Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, Halid ibn Velidi, Sad ibn ebi Vekkasi, etj, radijall-llahu anhum exhmein.

Pyetja që e imponon momenti: si të përgadisim lider?

Gjatë përpilimit të ndërtimit të liderëve të ardhmërisë duhet të kemi kujdes për tre aspekte kryesore:

1- Aspekti psiqik: kjo ka të bëjë me cilësitë dhe veçoritë subjektive të individëve, të cilat duhet t’i kemi në kujdes gjatë programeve stërvitëse.

2- Aspekti aftësisë: kjo ka të bëjë me aftësitë, shkathtësinë dhe mundësitë subjektive të individitit.

3- Aspekti shoqëror: ka të bëjë me mundësitë kontaktive me vetveten dhe të tjerët.

Ky është trekëndëshi i ndërtimit të udhëheqësve të ardhmërisë, nga i cili duhet nisë programi i përgaditjes së udhëheqësve të ardhmërisë dhe se neglizhimi i një prej këtyre aspekteve mund të shkaktojë daljen e udhëheqësve që nuk posedojnë barazpeshë, e kjo sjell liderë të padobishëm!

Lidershipi autokratik është bërë lidership i vjetër dhe nuk sjell dobi në këtë shekull, i cili kërkon elasticitet në procesin e ndryshimit dhe përgaditje e vazhdueshme për emergjenca dhe kriza. Andaj ne kemi nevojë për udhëheqësi demokratike (konsultuese- shura) që kujdeset për “shtimin e udhëheqësve”. Me këtë organizata shndërrohet në “organizatë arsimuese” ku stërviten dhe veprojnë aktivistët që të jenë mbështetje e fuqishme për udhëheqësinë e tyre.

Dr. Muhamed Meri’ në librin e tij “Udhëzuesi i drejtorëve në udhëheqjen e individëve dhe grupeve të punës” i sqaron hapat e përgaditjes së udhëheqësisë administruese të re në këtë formë:

1- Numërimi i udhëheqësisë së re me aftësim të mëhershëm.

2- Selektimi i udhëheqësve adminstrues dhe pjesmarrja e tyre në kurse.

3- Përgaditja e programeve, planprogrameve dhe mjeteve të arsimimit dhe stërvitjes.

4- Sigurimi i mjeteve të përkrahjes dhe mbështetjes për stërvitjen e udhëheqësisë së re.

5- Krijimi i kritereve të vlerësimit të suksesit të stërvitjes së udhëheqësisë së re.

6- Rezultatet e veprimtarisë së stërvitjes dhe zhvillimit të udhëheqësisë së re.

7- Përputhja e rezultateve me qëllimet e programit.

8- Furnizimi i cili ka të bëjë me zëvendësimin e mangësisë në zhvillimin e udhëheqësisë së re.

Në fund: udhëheqësia e re duhet të krijon rreth të dytë udhëheqës në rajon që të bartë barën e punës dhe të bëhet përkrahës i fuqishëm në shekullin e konkurencës së lartë, e tërë këtë duhet bërë duke pasuar politikën e udhëheqësisë demokratike (konsultative-shura).

Prof. Sad ibn Abdull-llah el-Abad

Përktheu: Bekir Halimi 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit