1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përfundon votimi për zgjedhjet presidenciale në Egjipt, opozita i bojkotoi

Më të lexuarat

Në Egjipt ka përfunduar procesi treditor i votimit për zgjedhjet presidenciale të cilat në masë të madhe u bojkotuan nga opozitarët.

Mbrëmë në orën 22:00 sipas kohës lokale, u mbyllën vendvotimet në të gjitha krahinat e shtetit, pasi paraprakisht me një vendim të komisionit zgjedhor, procesi u vazhdua për një orë më shumë.

Aktualisht po punohet në numërimin e votave, një proces që pritet të përfundojë në fund të ditës, ndërkohë që rezultatet do të publikohen më 2 prill.

Në garën zgjedhore për president të Egjiptit morën pjesë dy kandidatë, presidenti i tanishëm Abdel Fattah al-Sisi dhe kreu i partisë Nesër, Musa Mustafa Musa.

Në procesin zgjedhor, janë angazhuar 103 mijë zyrtarë, ndërsa procesi mbikëqyret nga 18.678 zyrtarë gjyqësorë.

Zgjedhjet në Egjipt ndiqen edhe nga nëntë organizata të huaja dhe 680 gazetarë të huaj të akredituar.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale kishin rreth 60 milionë egjiptianë.

Partitë dhe grupet e opozitës, përfshirë edhe Vëllazërinë Muslimane (Ihvan), pothuajse në tërësi bojkotojnë zgjedhjet.

Kandidati presidencial Musa, i vetmi rival i presidentit aktual al-Sisi, në qarqet opozitare konsiderohet si një politikan i parëndësishëm, të cilin struktura egjiptiane në pushtet e ka instaluar që të krijohet përshtypja e garës në procesin zgjedhor, shkruan aa. Analistët parashikojnë se Al-Sisi që në raundin e parë do të festojë fitoren me shumicë absolute. Diaspora egjiptiane votoi javën e kaluar dhe norma e daljes në votime ishte nën pritje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit